Morina tifozi i "çmendur" kuqezi, dhuroi spektakël në Slloveni.

Postuar në 20 Tetor, 2014 06:39

Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina, mund të themi se është tifozi më i zjarrtë dhe më i çmendur i kombëtares shqiptare. Kjo pasi sipas policisë serbe Ismail Morina është autori i lëshimit të dronit me flamurin e Shqipërisë së Madhe në Beograd, dhe për këtë është lëshuar një urdhër arresti nga ana e autoriteteve serbe.

Megjithatë pasioni dhe dashuria e Morinës për kombëtaren shqiptare nuk nis këtu. Ai është gjithashtu personi i cili në ndeshjen ndaj Sllovenisë dhuroi spektakël duke u ngjitur mbi rrjetat e sigurisë së stadiumit.

Ndeshja e cila u zhvillua në Lubjanë më 6 shtator të vitit 2013, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2014, pa si protagonist Morinën i cili bëri të pamundurën duke u ngjitur mbi rrjetave të sigurisë të stadiumit, dhe madje duke mbajtur flamurin kombëtar të Shqipërisë.

Edhe pse rezultati ishte në disfavorin tonë, pasi kombëtarja po humbiste 1 me 0, kjo nuk e ndaloi Morinën të kryejë aktin e tij prej atdhetari.

Kjo shfaqje e tij, u komentua gjërësisht nga ana e mediave botërore, aq sa në rrjetet sociale, u quajt si tifozi më i çmendur i një kombëtareje. Pavarësisht kësaj, Morina duhet të priste ndeshjen e Beogradit, për tu njohur nga të gjithë.

Ismail Morina është 32 vjeç, me profesion alpinist dhe ka nënshtetësi italiane. Siç duket fakti që jeta e tij është e lidhur me alpinizmin ka ndikuar edhe në “kacavjerrjen e tij” në stadiumin e Lubjanës.

Ai duket të jetë tifozi kryesor i kombëtares sonë, pasi në çdo ndeshje të madhe ai ka lënë gjurma të cilat vështirë se do të fshihen nga memoria e shqiptarëve. 

Comments

Submitted by un po d'indeccenza (not verified) on

<p>akt prej atdhetari te ngjitesh ne rrjetat e sigurise ne Slloveni? vertet? gazetari e dyshimte kjo nga ana juaj</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.