Pi helm, vdes një 58 vjeçar në Elbasan.

Postuar në 20 Tetor, 2014 04:11

Një 58 vjeçar në qytetin e Elbasanit i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëhelmuar. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Anastas Qosja, i cili i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në fshatin Shelcan të Elbasanit. Ai ka pirë fostoksinë dhe edhe pse është dërguar me shpejtësi për në ambientet e Spitalit Kirurgjik në Elbasan për të marrë ndihmën e parë, gjithë përpjekjet kanë rezultuar të kota, pasi 58 vjeçari ka ndërruar jetë. Deri në këto momente nuk dihen shkaqet që kanë çuar burrin drejt një veprimi të tillë. Policia është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.