Arkiv-Lajme të përditësuara

Vendimi i UEFA, Fitoussi: Futbolli jo nxitës për armiqësi mes vendeve.

Postuar në 24 Tetor, 2014 12:26

Ambasadori francez në Shqipëri, Bernard Fitoussi, vend nga i cili është dhe kreu i UEFA-s Michel Platini, ka deklaruar se futbolli nuk duhet të jetë nxitës për armiqësi mes vendeve që duan të jenë pjesë e BE.

Nga Elbasani ku zhvilloi vizitën e parë si ambasador, Fitoussi, është pyetur për vendimin e UEFA-s, pas incidentit në stadiumin Partizani gjatë sfidës Serbi-Shqipëri.

Basha: Vendimi i padrejtë. Rama të lë llogjet, të mbështesë kombëtaren.

Postuar në 24 Tetor, 2014 06:58

Pas vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-s, ka reaguar në Facebook edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili përvecse e konsideron këtë verdikt të padrejtë, i kërkon Kryeministrit Edi Rama që të angazhojë shtetin me qëllim arritjen e drejtësisë për kombëtaren shqiptare.

Rinas , arrestohet kosovari, tentoi të kalonte kufirin me pasaporte shqiptare.

Postuar në 24 Tetor, 2014 06:57

Një shtetas kosovar është arrestuar mëngjesin e sotëm në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, pasi ka tentuar të kalojë kufirin duke përdorur një pasaportë shqiptare biometrike. Shtetasi Jetmir Krasniqi, mbante me vete pasaportën e një shtetasi shqiptar, duke shfrytëzuar ngjashmërinë që kishte me te.

Sipas policisë Krasniqi i kishte blerë pasaportën biometrike shtetasit shqiptar Taulant Shtytit, nga Laci, i cili është identifikuar dhe arrestuar nga policia.

Rama: UEFA nuk bëri drejtësi FSHF të nis betejën gjyqësore.

Postuar në 24 Tetor, 2014 06:56

Për kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama vendimi i dhënë sot nga UEFA për ndeshjen Serbi-Shqipëri nuk është aspak i drejtë. Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri Rama inkurajon Feredatën Shqiptare të Futbollit që të vazhdojë betejën gjyqësore kur këtij vendimi.

“FSHS bën mirë të mos hapë betejë gjyqësore deri në fund! Sot nuk u bë drejtësi për atë që ndodhi në stadiumin e Beogradit. Forca Shqiëpria”, shkruan kreu i qeverisë.

Korçë, aksidentohen me makinë humbin jetën dy persona.

Postuar në 24 Tetor, 2014 03:18

 Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit në aksin Korçë-Pogradec, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 2 persona dhe janë plagosur tre të tjerë. Makina tip “Mazda” me targa AA 679 IF me të cilën udhëtonin viktimat mësohet se ka rënë nga ura e madhe e Drithasit.

Elbasan, pranga 60-vjeçarit, përdori invaliden për të mos paguar taksa.

Postuar në 24 Tetor, 2014 03:16

Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit nën akuzën e mashtrimit, pasi ka përdorur emrin e një invalideje pa dijeninë e saj në mënyrë që të mos paguante taksat e makinës.
 
Veli Kumrija i kishte bërë dokumentet e makinës në emrin e invalides për të shmangur detyrimin e taksës vjetore, çka me ligj nuk paguhet nga invalidët. E gjithë kjo është bërë pa dijeninë e të verbrës.
 
60-vjeçari Veli Kumrija akuzohet për mashtrim dhe falsifikim të dokumentave. 

UEFA: Shqipëria humb 3-0 në tavolinë, por Serbia s'merr pikët.

Postuar në 24 Tetor, 2014 03:12

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në UEFA, ndryshe nga çdo pritshmëri e Federatës Shqiptare të Futbollit, vendos kundër kombëtares sonë.  Shqipëria humbet 3-0 në tavolinë ndeshjen me Serbinë, të ndërprerë më 14 Tetor me rezultatin 0-0 pas incidenteve në fushën e blertë të stadiumit “Partizani” në Beograd.

Ky vendim i qeverise se futbollit evropian, eshte zyrtarizuar nga FSHF e cila mbajti nje konference ne reagim te ketij vendimi, ku njoftoi se do t'i drejtohet Komisionit te Aelit per te marre 3 pikeshin.

Aksident në Korçë, automjeti bie nga një urë, humbin jetën 2 persona, 3 plagosen

Postuar në 24 Tetor, 2014 02:07

Në afërsi të aksit rrugor Korçë-Pogradec ka ndodhur një aksident i rëndë në orët e vona të së enjtes, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 persona dhe 3 të tjerë janë plagosur. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Drithas, ndërsa automjeti tip 'Mazda' me targa AA679IS me të cilin udhëtonin personat ka rënë nga një urë.

Vuçiç: Ne i arrestuam vandalët, Ata nuk dënojnë 'Shqipërinë e Madhe'

Postuar në 23 Tetor, 2014 15:59

Kryeministri serb Vuçiç në një konferencë për mediat, fill pas takimit me komisionarin e BE për zgjerimin, Stefan Fule, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratat e fundit të Kryeministrit Rama dhe ministrit kosovar Hoxhaj. Gjithashtu Vuçiç, gjatë fjalës së tij, bëri dallimin mes serbëve dhe shqiptarëve, të parët sipas kryeministrit serb patën guximin të arrestojnë ata që kryen aktet vandale ndaj dyqaneve shqiptare.
 

Shkodër, kapen 10 kg mariuanë autori largohet ikën drejt Malit të Zi.

Postuar në 23 Tetor, 2014 15:57

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë sekuestruar 10 kg marijuanë në zonën kufitare të Hanit të Hotit në rrethin e Shkodrës.
 
Sipas policisë, personi i cili dispononte lëndën narkotike është identifikuar por ka mundur të largohet duke përfituar edhe nga errësira në drejtim të kufirit me Malin e Zi.

Bëhet e ditur se po punohet intensivisht edhe me policinë Malazeze për të vënë në pranga shtetasin shqiptar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara