Vuçiç: Ne i arrestuam vandalët, Ata nuk dënojnë 'Shqipërinë e Madhe'

Postuar në 23 Tetor, 2014 15:59

Kryeministri serb Vuçiç në një konferencë për mediat, fill pas takimit me komisionarin e BE për zgjerimin, Stefan Fule, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratat e fundit të Kryeministrit Rama dhe ministrit kosovar Hoxhaj. Gjithashtu Vuçiç, gjatë fjalës së tij, bëri dallimin mes serbëve dhe shqiptarëve, të parët sipas kryeministrit serb patën guximin të arrestojnë ata që kryen aktet vandale ndaj dyqaneve shqiptare.
 
Kryeministri Aleksandër Vuçiç deklaroi për mediat se nuk dëshiron të interpretojë deklaratat e politikanëve të vendeve të tjera që merren me çështjet e brendshme të serbisë dhe gjithashtu as politikën dhe çështjet e brendshme të vendeve të tjera. Ndërsa kur u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratën e kryeministrit shqiptar , Edi Rama se Serbia duhet të përballet me pavarësinë e Kosovës, Vuçiç u shpreh se nuk dëshiron të reagojë ashpër.
 
“Jo pse nuk di si të mbrojë interesin dhe krenarinë e Seribisë, por mendoj se ka gjëra më të rëndësishme përpara nesh”- deklaroi për mediat Kryeministri Vuçiç.
 
Kur u pyet, nga mediat e pranishme në konferencë, mbi deklaratat e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hoxhaj, se Serbia duhet të nënshkruaj një traktat paqeje, Vuçiç ironizoi se nuk ka vënë re në ka patur ndonjë luftë apo diçka e ngjashme. Ndërsa shtoi dhe se njerëzit përballen me politikën në mënyra të ndryshme.
 
“Mendoj se ishte tëpër e rëndësishme që biseduam edhe pse nuk jemi dakord në shumë aspekte, besoj kjo është një arritje e madhe”- tha Vuçiç.
 
Kreu i Beogradit, dhe pse në parim dëshiroi të evitonte interpretimet apo deklaratat provokuese, gjithashtu deklaroi: “Nuk është rastësi që diferenca mes nesh dhe tyre është se ne i arrestuam ata që dogjën furrat e bukës dhe pastiçeritë e shqiptarëve, ndërsa ata nuk ishin të aftë të dënonin flamurin e ‘Shqipërisë së Madhe’”.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.