Korçë, aksidentohen me makinë humbin jetën dy persona.

Postuar në 24 Tetor, 2014 03:18

 Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit në aksin Korçë-Pogradec, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 2 persona dhe janë plagosur tre të tjerë. Makina tip “Mazda” me targa AA 679 IF me të cilën udhëtonin viktimat mësohet se ka rënë nga ura e madhe e Drithasit.

Nga aksidenti kanë gjetur vdekjen e menjëhershme Taulant Qeleshi dhe Erion Ago, ndërsa të dëmtuar kanë mbetur 24 vjeçari Nikolin Misha, Kristi Sheshima 21-vjeç dhe Vasil Sara. Mjeti i aksidentuar mësohet se ka qenë në pronësi të Taulant Qeleshit, i cili është dhe njëri nga viktimat. Menjëherë në vendngjarje kanë  mbërritur efektivët e policisë së Korçës të cilët kanë bërë të mundur dhe nxjerrjen e trupave nga automjeti.

Personat e lënduar janë dërguar menjëherë me ambulancë për në spitalin rajonal të Korçës ku po marrin mjekimin e duhur. Nuk dihen rrethanat e aksidentit por mendohet se shkak të ketë qenë shpejtësia e madhe e automjetit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.