Aksident në Korçë, automjeti bie nga një urë, humbin jetën 2 persona, 3 plagosen
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Në afërsi të aksit rrugor Korçë-Pogradec ka ndodhur një aksident i rëndë në orët e vona të së enjtes, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 persona dhe 3 të tjerë janë plagosur. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Drithas, ndërsa automjeti tip 'Mazda' me targa AA679IS me të cilin udhëtonin personat ka rënë nga një urë. Mësohet se viktimat e këtij aksidenti të rëndë janë Taulant Qeleshi dhe Erjon Ago, ndërsa të plagosur kanë mbetur Nikolin Misha 24 vjeç, Kristi Sheshimi 21 vjeç si dhe Vasil Shara të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për ndihmën e parë mjekësore. Personat udhëtonin nga Pojani në Drithas, rreth 2 km nga rruga nacionale Korçë-Pogradec, ndërsa mjeti tip 'Mazda' drejtohej nga Taulant Qeleshi.
Add new comment