Rama: UEFA nuk bëri drejtësi FSHF të nis betejën gjyqësore.

Postuar në 24 Tetor, 2014 06:56

Për kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama vendimi i dhënë sot nga UEFA për ndeshjen Serbi-Shqipëri nuk është aspak i drejtë. Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri Rama inkurajon Feredatën Shqiptare të Futbollit që të vazhdojë betejën gjyqësore kur këtij vendimi.

“FSHS bën mirë të mos hapë betejë gjyqësore deri në fund! Sot nuk u bë drejtësi për atë që ndodhi në stadiumin e Beogradit. Forca Shqiëpria”, shkruan kreu i qeverisë.

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA-s vendosi mëngjesin e së premtes t’i japë fitoren në tavolinë Serbisë 3-0, por jo 3 pikëshin. Dy federat gjobiten me nga 100 mijë euro ndërsa Serbia do të luajë edhe dy ndeshje pa tifozë. Në këtë vendim UEFA nuk dha asnjë dënim sa i përket dhunës ndaj lojtarëve shqiptarë dhe koreve raciste të rreth 30 mijë tifozëve serbë ndaj shqiptarëve.

Tahiri: UEFA më keq se ata që shkaktuan padrejtësinë vetë!
Për ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ky vendim është një padrejtësi nga ana e UEFA-s, madje më shumë se dhe vetë ata që shkaktuar padrejtësinë!
“Ata që bëjnë kompromise "neutrale" kur i duhet të gjykojnë padrejtësi, janë më keq se ata që shkaktuan padrejtesinë vetë”, shkruan ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në Facebook. 

Braçe: Vendim i korruptuar dhe politik
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e ka quajtur të turpshëm dhe të pritshëm vendimin e UEFA-s për dënimin e Shqipërisë, e cila luajti një javë më parë me Serbinë.

“UEFA e Mishel Platini vendosi që ne të humbim atë që s’e humbëm kurrë, ndeshjen e futbollit në Beograd”, shkruan Erion Braçe ne Facebook.

Deputeti Braçe thekson:
 
“E neveritshme! E korruptuar dhe politike deri në zyrtarin e fundit e deri në gërmën e fundit! Siç e dinim dhe e prisnim; UEFA e Mishel Platini vendosi që ne të humbim atë që se humbëm kurrë , ndeshjen e futbollit në Beograd! Deri në minutën e 41-të rezultati ishte i bardhë, zero me zero!! UEFA vendosi që ne ta humbim sot! Ky është kulmi! Ndërkohë vendoset një standard i pashembullt për herë të parë në futboll: Ti duhet të luash një loje edhe pse të sulmojnë, edhe pse të fyejnë, edhe pse duan të të therrin, edhe pse të qëllojnë me fishekzjare, shashka, gurë, shishe, edhe pse ata që në kor këndojnë “ti therrim” hyjnë në fushë, edhe pse ata të qëllojnë, të rrahin e të shkaktojnë dëmtime fizike, edhe pse policia dhe rojet e sigurisë të qëllojnë dhe ata!!
Por, ky nuk është futboll! Futbolli nuk është detyrim dhe rrezik për jetën ! Futbolli është sport , garë dhe pasion , luhet me dëshirë ! Ky është huliganizmi i futbollit !Jam i bindur që nuk ka komb a rracë të neveritshme!!
Por njëra është ama; rraca e zyrtarëve të korruptuar që drejton kudo , edhe në futboll , edhe në nivelin më të lartë të saj atë evropian , në UEFA!! 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.