Vendimi i UEFA, Fitoussi: Futbolli jo nxitës për armiqësi mes vendeve.

Postuar në 24 Tetor, 2014 12:26

Ambasadori francez në Shqipëri, Bernard Fitoussi, vend nga i cili është dhe kreu i UEFA-s Michel Platini, ka deklaruar se futbolli nuk duhet të jetë nxitës për armiqësi mes vendeve që duan të jenë pjesë e BE.

Nga Elbasani ku zhvilloi vizitën e parë si ambasador, Fitoussi, është pyetur për vendimin e UEFA-s, pas incidentit në stadiumin Partizani gjatë sfidës Serbi-Shqipëri.

“Unë nuk jam ambasador i UEFA-s dhe jam shumë i kënaqur që nuk. Çdo vend ka të drejtë të presë vendimin e apelit. Sa kohë që jam qytetar besoj se futbolli është diçka shumë serioze nëse i besohet politikës. Ka gjëra me të rëndësishme si bashkëpunimi, historia mund të ndryshohet ndërsa gjeografia jo. Nuk dua që futbolli të jetë nxitës për armiqësi mes vendeve që duan të jenë pjesë e BE”,deklaroi Ambasadori francez në Shqipëri, Bernard Fitoussi.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.