Arkiv-Lajme të përditësuara

Tiranë, iu gjet një sasi detergjentesh pa dokumentacionin, tre në pranga

Postuar në 29 Tetor, 2014 08:22

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi iu gjetën dhe sekuestrua një sasi detergjentesh pa dokumentacionin përkatës. Produktet “Meglio lo sgrassatore universale” iu gjetën në një automjet tip “Kia” me targë AA 177 AZ.
 

Takimi sekret, Ristani në burg 'ngushëllon' zyrtarët e arrestuar.

Postuar në 29 Tetor, 2014 02:37

 Vetëm 24 orë pas arrestimit të ish-zyrtarëve të ALUIZNI-t, për legalizimet e 40 ndërtesave pa lejeve abuzive, deputeti i PD së bashku dy përfaqësuesit lokalë të partisë, përfiton nga privilegjet e deputetit për të takuar të pandehurit.

Në një kohë kur qeveria dhe INUK i ka shpallur luftë ndërtimeve pa leje në bregdet dhe ka vënë para përgjegjësisë ligjore disa drejtorë të ALUIZNI-t, eksponentë të Partisë Demokratike nuk distancohen prej tyre, por përkundrazi i mbështesin dhe marrin takime sekrete brenda ambienteve të paraburgimit. 

Rinas, vinte nga Italia, arrestohet për vjedhje biçikletash 46-vjeçari.

Postuar në 29 Tetor, 2014 02:24

Efektivët e komisariatit të aeroportit të Rinasit kanë arrestuar pasditen e sotme një 46-vjeçar i cili sapo kishte zbritur nga avioni i linjës Bolonja-Tiranë, pasi rezultonte si person në kërkim për vjedhje biçikletash. 

Arrestohen dy të rinj në Pogradec Grabitën me dhunë bashkëfshatarin.

Postuar në 29 Tetor, 2014 02:22

Dy të rinj nga qyteti i Pogradecit janë arrestauar nga ana e efektivëve të Policisë të këtij qyteti. Personat në fjlaë ishin shpallur në kërkim pasi kishin hyrë me dhunë në banesën e një personi të tretë, duke grabitur dhe një shumë parash.
 
Alted Olldashi, 17 vjeç dhe Kevin Gishta, 19 vjeç, të dy me banim në fshatin Buçimas të Pogradecit, janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga efektivët e Policisë pasi ishin shpallur në kërkim.
 

Vlorë, sekuestrohen 200 kg kanabis dy trafikantët braktisën automjetin.

Postuar në 29 Tetor, 2014 02:19

Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen e rreth 200 kg kanabis sativa, ndërsa janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilhët mësohet se kanë braktisur makinën me të cilën transportonin lëndën narkotike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate, në zonën e “Jonufrës” në Vlorë, ku bëhet e ditur se automjeti tip “Range Rover” me targa AA 230 FC, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Vjedhja e energjisë, Tahiri takim me drejtorët e policisë e të OSHEE.

Postuar në 28 Tetor, 2014 15:15

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka thirrur në një mbledhje urgjente 12 drejtorët e policisë në qarqe dhe 12 drejtorët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Në takim ka qenë i pranishëm edhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

Tiranë, kërkohej për braktisjen e fëmijës,24-vjeçarja kapet në Rinas.

Postuar në 28 Tetor, 2014 15:14

 Një 24-vjeçare nga Gramshi është ndaluar në kabinat e hyrëse të aeroportit të Rinasit pasi ishte shpallur në kërkim pas një kallëzimi penal që kishte depozituar bashkëshorti i saj për braktisjen e fëmijës së mitur 2-vjeçar.

Mësohet se 24-vjeçarja Pranvera Kumria, është ndaluar në kabinën hyrëse ndërsa ka udhëtuar me kategorinë e zakonshme Milano-Rinas me Alitalia.
 
Pranvera Kumria, ishte shpallur në kërkim pasi, më 14 gusht 2014 ka bërë kallëzim Erion Kumuria se 24-vjeçarja më 08 gusht 2014 është larguar nga banesa duke braktisur fëmijën e saj 2 vjeç.

ENEMO vlerëson zhvillimin e Zgjedhjeve të 26 Tetorit në Ukrainë.

Postuar në 28 Tetor, 2014 15:12

Rrjeti Europian i Organizatave për Monitorimin e Zgjedhjeve (ENEMO), pjesë e të cilit janë edhe Shoqata për Kulturë Demokratike dhe KRIIK Albania, angazhoi 206 vëzhgues për monitorimin e Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare të 26 Tetorit 2014, në Ukrainë.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, nëpërmjet SHKD e KRIIK, angazhoi si vëzhgues në këto zgjedhje 22 aktivistë të vet, konkretisht 4 Vëzhgues Afatgjatë dhe 18 Vëzhgues Afatshkurtër.

Vjedhja e energjisë, aksion në gjithë vendin, dyndje për të paguar faturat.

Postuar në 28 Tetor, 2014 08:08

Aksioni i kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike për të “goditur” vjedhësit ka vazhduar dhe në rang vendi. Operatorët e OSHEE së bashku me policisë në Shtetit kanë nisur aksionin e lajmëruar nga qeveria, sipas të cilës humbjet nga vjedhja e energjisë janë 150 milionë euro.
 
Fier, ndërpriten 103 lidhje të jashtëligjshme...mblidhen 190 milione leke nga shlyerja e detyrimeve

Haxhinasto: 1 mijë karburante në 3700 km rrugë, vetëm 10 % me leje.

Postuar në 28 Tetor, 2014 08:07

“Ndryshimet në Kodin Rrugor po bëhen për të rritur sigurinë dhe për të ulur numrin e aksidenteve”. Kështu deklaroi ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.
 
“Masat e reja janë marrë për të rritur sigurinë në rrugë.  Vjedhja e sinjalistikës rrugore, kryesisht për shitje për skrap apo vendosja pa kriter e reklamave të biznesit, sot është një problem i madh që  ka ministria”, deklaroi Haxhinasto.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara