Arrestohen dy të rinj në Pogradec Grabitën me dhunë bashkëfshatarin.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/7190_cache-210-150-strict-141729_5.jpg?itok=DtoR78jB)
Dy të rinj nga qyteti i Pogradecit janë arrestauar nga ana e efektivëve të Policisë të këtij qyteti. Personat në fjlaë ishin shpallur në kërkim pasi kishin hyrë me dhunë në banesën e një personi të tretë, duke grabitur dhe një shumë parash.
Alted Olldashi, 17 vjeç dhe Kevin Gishta, 19 vjeç, të dy me banim në fshatin Buçimas të Pogradecit, janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga efektivët e Policisë pasi ishin shpallur në kërkim.
Personat në fjalë, kishin grabitur shumën prej 700 euro dhe një armë gjahu në banesën e shtetasit F.K në Buçimas, duke dhunuar dhe këtë të fundit. Gjithashtu në momentin e arrestimit, dy të rinjve iu sekuestrua një armë automatike e modelit 56.
Add new comment