Haxhinasto: 1 mijë karburante në 3700 km rrugë, vetëm 10 % me leje.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/8730_cache-210-166-strict-142651.jpg?itok=Bd0ASbjN)
“Ndryshimet në Kodin Rrugor po bëhen për të rritur sigurinë dhe për të ulur numrin e aksidenteve”. Kështu deklaroi ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.
“Masat e reja janë marrë për të rritur sigurinë në rrugë. Vjedhja e sinjalistikës rrugore, kryesisht për shitje për skrap apo vendosja pa kriter e reklamave të biznesit, sot është një problem i madh që ka ministria”, deklaroi Haxhinasto.
Një tjetër problem mbeten karburantet në anë të rrugëve, ku sipas statistikave në 3700 kilometra rrugë në Shqipëri janë 1000 pika karburanti, e vetëm 10% e tyre kanë leje për dalje në rrugë.
Për ministrin e Transporteve, është i domosdoshëm edhe testi psiko-fizik për drejtuesit e ardhshëm.
“60% e aksidenteve ndodhin si rezultat i fajit të drejtuesit të automjetit dhe gjendjes fizike të makinës”, theksoi ministri Haxhinasto në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.
Add new comment