Vjedhja e energjisë, Tahiri takim me drejtorët e policisë e të OSHEE.

Postuar në 28 Tetor, 2014 15:15

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka thirrur në një mbledhje urgjente 12 drejtorët e policisë në qarqe dhe 12 drejtorët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Në takim ka qenë i pranishëm edhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

Mësohet se në takim që ka përfunduar rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme është zhvilluar për të  koordinuar aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike.
 
Pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama për të gjithë vjedhësit e energjisë elektrike, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur sot aksionin në të gjithë vendin, ku në pranga kanë rënë 52 persona, mes të cilëve 3 punonjës të OSHEE dhe 49 shtetas që përfaqësojnë një biznes. Nga këto 21 persona të arrestuar janë në Tiranë.
 
Sipas policisë, gjatë ditës së sotme është ushtruar kontrolle në 283 raste. Pas kontrolleve të ushtruara  janë arrestuar në flagrancë 49 persona, kryesisht pronarë të subjekteve të biznesit, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa janë shpallur në kërkim 7 persona.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.