Arkiv-Lajme të përditësuara

Banesa digjet nga zjarri, 6 antarë të familjes mbeten në qiell të hapur

Postuar në 30 Tetor, 2014 06:53

6 anëtarë të familjës Bezhi në Mamurras të Kurbinit kanë shpëtuar për mrekulli, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët gjatë natës. Ngjarja ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit të së enjtës, ndërsa gjatë momentit të zjarrit 6 anëtarët e familjes kanë qenë në gjumë.

Ka qenë kryefamiljari i cili ka konstatuar falkët e zjarrit, i cili menjherë ka nxjerrë nga banesa fëmijët dhe bashkëshortën e tijë të cilët fatmirëisht nuk kanë marrë lëndime.

Doganat/ Aksion antikontrabandë në 3 pika kufitare

Postuar në 30 Tetor, 2014 02:57

Drejtoria e Doganave ka finalizuar me sukses 3 aksione antikontrabandë, në tre pika doganore të ndryshme, në Kakavijë, Qafë Botë dhe Shkodër. Drejtoria e Doganave nëpërmjet një njoftimi bën të ditur se mallrat të cilat tentuan të kalonin doganën duke iu shmangur detyrimeve doganore ishin të ndryshme. Ndërsa drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali në një postim në rrjetin social FB ka bërë të ditur se vlera e tre rasteve të kontrabandës arrinte në 100 milionë lekë.

Shkodër/ Ndalohet kreu i “Misionerëve të paqes dhe pajtimeve”

Postuar në 30 Tetor, 2014 02:55

Policia e Shkodrës nisi procedimin penal dhe shoqëroi në polici 50 vjeçarin Nikoll.Sh. Pas shoqërimit, ndaj tij nisi procedimi penal në gjendje të lirë, pasi duke ushtruar detyrën e kryetarit tek shoqata “Misonerët  e paqes dhe pajtimeve”, ka lëshuar një vërtetim të falsifikuar për konflikt gjakmarrje për një person, për të cilin nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera për efekt hetimi. Nga ana e policisë vijojnë ende hetimet me synim zbardhjen e rasteve të tjera ku 50 vjeçari mund të jetë përfshirë.

Aksident në aksin F.Krujë-Tiranë, humb jetën këmbësori në Nikël

Postuar në 29 Tetor, 2014 14:14

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë. Për pasojë ka gjetur vdekjen një këmbësor, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.
 
Viktima, rreth të dyzetave, po kalonte anës rrugës, në afërsi të fshatit Nikël, ndërsa është përplasur nga autovetura e një personi ende të paidentifikuar. Ky i fundit është larguar nga vendngjarja ndërsa organet e Policisë së Shtetit po punojnë për kapjen e tij.
 

Itali, arrestohet shqiptari, iu kapën 5 kg kokainë me vlerë 300 mijë €

Postuar në 29 Tetor, 2014 14:13

Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane, ndërsa iu kapën 5 kilogramë lëndë narkotike.
 
Erjon Peqini, 36 vjeç u arrestua nga karabinierët në Sardenja, ndërsa po transportonte 5 kg kokainë të pastër me makinën e vet Peugeot 308.
 
Sipas policisë Peqini nuk ka precedentë të mëparshëm penalë.
 
Nga hetimet e policisë lënda narkotike kap një vlerë prej 300 mijë euro. 

Kodi i ri Rrugor, Luan Rama: Të ribëhet, mos arnohet në Komisione

Postuar në 29 Tetor, 2014 14:12

Komisioni i Sigurisë ka diskutuar sot nen për nen Kodin e ri Rrugor. Deputeti Luan Rama sugjeroi që Kodi të ribëhet në mënyrë të plotë dhe “jo të arnohet në komisione”, në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet e BE-së. Ndërsa sekretari i Ministrisë së Transporteve Edi Seitaj tha se ndryshimet e reja në Kodin Rrugor parashikojnë forcimin e masave kundër aksidenteve.
 

Apeli rrëzon padinë e Pollos, Balla "Morali i tij nuk bën as 30 mijë lekë"

Postuar në 29 Tetor, 2014 14:11

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kallëzimin penal të deputetit demokrat Genc Pollo kundër kolegut të tij socialist, duke e akuzuar për shpifje. Kështu në Apeli ka rrëzuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila kishte vendosur një dëmshpërblim moral prej 30 mijë lekësh që Balla duhet t’i paguante Pollos.

Por ky vendim është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit. Në një koment të tij, deputeti i PS, u shpreh se gjykata ka vendosur që morali i Pollos, nuk bën as 30 mijë lekë.

Apeli rrëzon padinë e Pollos, Balla "Morali i tij nuk bën as 30 mijë lekë"

Postuar në 29 Tetor, 2014 14:11

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kallëzimin penal të deputetit demokrat Genc Pollo kundër kolegut të tij socialist, duke e akuzuar për shpifje. Kështu në Apeli ka rrëzuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila kishte vendosur një dëmshpërblim moral prej 30 mijë lekësh që Balla duhet t’i paguante Pollos.

Por ky vendim është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit. Në një koment të tij, deputeti i PS, u shpreh se gjykata ka vendosur që morali i Pollos, nuk bën as 30 mijë lekë.

Abuzoi seksualisht me të afërmen 13-vjeçare, dënohet me 35 vite burg

Postuar në 29 Tetor, 2014 08:28

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 35 vite burg një 35-vjeçar pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur. Ngjarja për të cilën akuzohet Eno E., ka ndodhur në shtator 2013 në një fshat të Selanikut në Greqi, ku 35-vjeçari ka abuzuar seksualisht me një të afërme të tij, vetëm 13 vjeç.
 
35-vjeçari akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, por për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit.
 
Sipas Gjykatës së Elbasanit, Eno E. nuk përfiton nga asnjëra prej lehtësirave ligjore.  

Fier, maskat e armatosura grabisin dhe përdhunojnë çiftin e të fejuarve

Postuar në 29 Tetor, 2014 08:27

Kishin dalë shëtitje në periferi të qytetit, teksa kanë rënë pre e grabitësve të armatosur, të cilët më pas i kanë dhunuar edhe seksualisht.

Personazhet e kësaj historie janë një çift të rinjsh nga qyteti i Fierit, që dy javë më pare kishin dalë me automjetin e tyre gjatë muzgut në afërsi të lumit të Semanit në Fier.

Ata janë përballur me një grup personash të maskuar dhe të armatosur, të cilët pasi i kanë grabitur kanë ushtruar dhunë seksuale karshi çiftit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara