Aksident në aksin F.Krujë-Tiranë, humb jetën këmbësori në Nikël
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/8203_cache-210-150-strict-141729_5_1.jpg?itok=cuk5-dhq)
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë. Për pasojë ka gjetur vdekjen një këmbësor, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.
Viktima, rreth të dyzetave, po kalonte anës rrugës, në afërsi të fshatit Nikël, ndërsa është përplasur nga autovetura e një personi ende të paidentifikuar. Ky i fundit është larguar nga vendngjarja ndërsa organet e Policisë së Shtetit po punojnë për kapjen e tij.
Sipas dëshmitarëve mendohet se mjeti që ka përplasur këmbësorin të jetë i tipit Pasat, ndërsa viktima mbetet ende i paidentifikuar pasi nuk është i pajisur me dokumenta.
Add new comment