Arkiv-Lajme të përditësuara
70-vjetori i çlirimit, MM zhvillon Kupën e Volejbollit për femra
TIRANE - Në kuadër të festimeve me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Atdheut, u zhvillua në ambjentet e palestrës së lojrave, pranë Ministrisë së Mbrojtjes kupa e volejbollit për vajza “Petrit Murzaku”. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj, drejtoresha e Qendrës së Kulturës, Medias, Mirela Roshi si dhe mjaft të ftuar të tjerë.
Në fjalën e saj Mirela Roshi, pasi ka falenderuar të gjithë pjesmarrësit në aktivitet ndërsa shprehu bindjen që të tilla nisma të ndërmerren edhe në vitet e ardhshme.
U arrestua për vjedhje energjie. Detyrim paraqitje për Brovinën
TIRANË - Tre ditë pasi u arrestua për vjedhje të energjisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën detyrim paraqitje për Bujar Brovinën, anëtar në Këshillin Kombëtar të PD-së dhe ish-drejtor i Qytetit Studenti. Të njëjtën masë sigurie ka kërkuar edhe Prokuroria.
Bujar Brovina i zgjedhuri i Lulzim Bashës në Këshillin Kombëtar të PD-së u arrestua këtë të enjte, pasi iu gjetën tre lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në vilën e tij 3 katëshe.
Banda e tritolit, Prokuroria: Ja cilat janë 38 akuzat për 7 të pandehurit
TIRANË - Prokuroria për Krime të Rënda pas përfundimit të hetimit ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj 7 personave, të përfshirë në atë që konsiderohet si “grupi i vrasësve me porosi”, ose i njohur ndryshe si banda e tritolit.
Sipas Prokurorisë hetimi ndaj tyre ka nisur në Janar të vitit 2014, pas disa atentatesh me armë zjarri dhe lëndë plasëse që ndodhën ose mbetën në tentativë në Vlorë dhe Tiranë.
Në përfundim të këtyre hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë të pandehur 7 persona, si pjesë e grupit te strukturuar kriminal.
Shkodër, avokates së "bandave" i grabiten nga makina vetëm 3 mijë lekë
SHKODER - Jelldyz Kastrati, avokatia e një sërë çështjesh penale në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka rënë preh e grabitësve në qytetin e Shkodrës.
Grabitja ka ndodhur pranë qendrës së qytetit të Shkodres tek shkolla “Ismail Qemali”, aty ku edhe ka qenë makina e parkuar. Automjeti privat i avokates Kastrati është grabitur gjatë natës ndërsa nga kroskoti i makinës janë marrë 3 mijë lekë të reja si dhe dy prokura.
Korçë, arrestohen 5 elektriçstë të OSHEE, morën lekë e s'prenë lidhjet
KORCE - Pesë elektrecistë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë arrestuar nga policia e Korçës gjatë ditës së sotme në kuadër të opeacionit kundër lidhjeve të paligjshme që po zhvillohet në këtë rreth.
Elektreçistët mësohet se kanë përpiluar procesverbale fiktive për ndërprerjen e energjisë elektrike për bizneset private në qytetin e Korçës e Devollit, ndërkohë që këta punonjës nuk kanë bërë ndërprerjen reale të energjisë elektrike.
Lezhë, gjendet e dekompozuar në gropën e ashensorit një grua
Një ngjarje e pazakontë është shënuar në qytetin e Lezhës, ku në gropën e ashensorit të një pallati, prej mëse dy muajsh ndodhej trupi i pajetë i një gruaje rreth 35-vjeçare…dhe askush nuk e kishte vënë re deri mëngjesin e kësaj të diele.
Era e përhapur nga trupi i dekompozuar i gruas bëri që banorët të njoftojnë policinë, e cila gjeti në bodrumin e Pallatit (aty ku ndodhet gropa e ashensorit) trupin e pajetë të 35-vjeçares.
Maratonë gjyqesh për energjinë, 20 të ndaluar për vjedhje lihen në burg
Maratonë gjyqesh në gjykatën e Tiranës. Mbi 30 persona të arrestuar nga policia për vjedhje të energjisë elektrike, kanë dalë dje para gjykatës së Tiranës, duke u njohur me masën e sigurisë. Për shkak të numrit të madh të të arrestuarve, gjatë ditës së djeshme në gjykatën e Tiranës është zhvilluar një maratonë gjyqesh, duke vijuar dhe jashtë orarit zyrtar të punës. Kjo pasi për disa prej të arrestuarve nga policia përfundonte afati i arrestit.
Tiranë, shpërthen me tritol godina në autostradë
Një ndërtese në autostradën Tiranë-Durrës është bërë pre e një sulmi me tritol, ndërsa ka shpërthyer kati i parë i saj i cili ishte në ndërtim.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në kilometrin e 7 të autostradës ku ndodhet ndërtesa disakatëshe. Nga shpërthimi me lëndë plasëse tritol pati vetëm dëme të vogla materiale ne katin e pare, pa shënuar të lënduar në njerëz.
Godina në fjalë është në pronësi të Nexhat Sheqit, 54 vjeç, ndërsa dyshohet që shpërthimi të jetë bërë me 150 gram tritol.
Bulqizë, vdes minatori, bie nga ashensori në 1000 metra lartësi
Miniera e nxjerrjes së kromit në Bulqizë sërish ka marrë jetë. Një 47-vjeçar ka rënë aksidentalisht në tunelin e ashensorit duke gjetur vdekjen. Januz Nela u rrëzua në rreth 1000 metra thellësi dhe ishte vetëm në momentin e aksidentit.
Shqipëria, pajisje të posaçme për kontrollin e eksplozivëve
Shqipëria do të fillojë të aplikojë një metodë të avancuar për kontrollin e territorit për lëndë eksplozive. Në javët në vazhdim në vendin tonë do të vijnë disa pajisje që do të bëjnë kontrollin e territorit për lëndë plasëse apo eksplozivë. Këto pajisje të teknologjisë së lartë mësohet se, do të vijnë nga një vend mik i Shqipërisë dhe do të jenë një mjet shumë i mirë për të parandaluar krimet e rënda.