Lezhë, gjendet e dekompozuar në gropën e ashensorit një grua
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Një ngjarje e pazakontë është shënuar në qytetin e Lezhës, ku në gropën e ashensorit të një pallati, prej mëse dy muajsh ndodhej trupi i pajetë i një gruaje rreth 35-vjeçare…dhe askush nuk e kishte vënë re deri mëngjesin e kësaj të diele.
Era e përhapur nga trupi i dekompozuar i gruas bëri që banorët të njoftojnë policinë, e cila gjeti në bodrumin e Pallatit (aty ku ndodhet gropa e ashensorit) trupin e pajetë të 35-vjeçares.
Dyshimet paraprake të bluve të qytetit të Lezhës flasin për vrasje: gruaja rreth 35 vjeçare mendohet të jetë hedhur aty pasi të jetë vrarë rreth dy muaj më parë, por megjithatë autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.
Identiteti i gruas të pajetë nuk dihet, ndërsa në policinë e Lezhës nuk ka denoncim për zhdukje personi.
Add new comment