Arkiv-Lajme të përditësuara
Korçë, arrestohen 5 të rinj në kufirin me Greqinë, iu gjetën 85 kg kanabis.
Policia e Korçës ka arrestuar sot 5 të rinj, të cilët janë kapur me rreth 85 kg kanabis sativa, në kufirin jeshil mes Greqisë dhe Shqipërisë. Arrestimi i të rinjve ka ndodhur rreth në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pilotët”.
Në pranga kanë rënë Dritan Myftafarago, 22 vjeç, Sonil Lika, 25 vjeç, Ylli Horanlli, 28 vjeç, Dorald Lemellari, 22 vjeç dhe Stiljan Lika, 27 vjeç.
Tentativa e arratisjes nga Peqini Përgjegjësit dalin para gjykatës.
Gjykata e Elbasanit ka nisur paraditen e sotme seancën për përcaktimin e masës së arrestit për 6 punonjësit e burgut të sigurisë së lartë në Peqin dhe për Jetmir Guzin i cili dyshohet se do të ndihmonte Fran Marashin, Gëzim Gurin dhe vëllezërit Genci dhe Admir Tafili të arratisen.
I pari që ka dalë para trupit gjykues ka qenë punonjësi i burgut të Peqinit, Gëzim Beluli, për të cilin Gjykatësi, Arben Vrioni, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë arrest me burg.
Policia: Xhuvani u largua me armë në dorë, rezistencë ndaj arrestimit.
Policia e Tiranës ka dhënë detaje për masakrën e ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal me muzikë live, ku mbetën të vrarë me armë 4 persona. Sipas bluve të kryeqytetit, Konstandin Xhuvani, i vënë në pranga si një ndër 3 autorët e dyshuar të krimit të 4-fishtë, ka bërë rezistencë ndaj policisë. Xhuvani është larguar menjëherë pas ngjarjes në lokalin “Ante Grand” pranë fakultetit të Histori-Filologjisë, dhe është kapur nga policia rreth 70 metra larg vendit të ngarjes teksa po tentonte të largohej me pistoletë në dorë.
Projekt-Buxheti 2015, 8.6 milionë euro për gjyqet e Strasburgut.
Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore për vitin 2015 janë parashikuar në masën 35 miliardë lekë, sa 2.3% e PBB, nga 2.2%, që ishin në buxhetin fillestar 2014. Në vlerësimin e këtyre shpenzimeve, janë marrë si bazë shpenzimet e buxhetit fillestar 2014, me një rritje prej rreth 12%.
Në këtë zë është përfshirë gjithashtu edhe fondi prej 1.2 miliardë lekë, që do të shërbejë për pagesën e detyrimeve të qeverisë shqiptare për shlyerjen e vendimeve gjyqësore të formës së prerë të dëmshpërblimit të pronarëve, nxjerrë nga Gjykata e Strasburgut.
Basha zëvendëson deputetët me anëtarët e kryesisë së re të PD.
Lulzim Basha zëvendëson grupin parlamentar me kryesinë e re të PD-së. Pas përcaktimit të numrit të departamenteve dhe sekretariateve, Basha duket se ka zëvendësuar grupin parlamentar demokrat me anëtarët e kryesisë së re duke ngritur një strukturë në PD që është thuajse e barabartë me të njëjtin numër të deputetëve që kanë demokratët.
Tiranë, 4 të vrarë në lokal nate Në pranga Kostandin Xhuvani.
Një përplasje me armë në një lokal nate në Tiranë ka përfunduar me pasoja tragjike, ku kanë humbur jetën 4 persona. Ngjarja e rëndë ndodhi në të gdhirë të ditës së sotme rreth orës 04:00 në lokalin "Ante Grand" të njohur për jetën e natës përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe pranë gjimnazit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë.
Topi: Berisha po krijon dinasti si Kim Jong Un, opozita po 'mbytet'
Kreu i FRD-së Bamir Topi thotë se Sali Berisha vijon të drejtojë PD, ndërsa shton se bojkoti nuk është veprimi i duhur pasi vendi i opozitës është në Parlament. I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Topi shkon edhe më tej duke u shprehur se Berisha “po krijon dinasti si Kim Jong Un”. Topi ndërkaq u ndal edhe tek raportet Presidencë-Qeveri, duke u shprehur se duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët komunikimi në mënyrë që t’i jepet zgjidhje çështjeve të tilla si zgjedhja e 2 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, apo guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, të cilat po mbahen pezull.
"Energjia", sot 15 të arrestuar. Mes tyre 10 pronarë biznesesh
15 të arrestuar si dhe 7 persona të shpallur në kërkim është bilanci i sotëm në aksionin e Policisë së Shtetit dhe OSHEE për vjedhësit e energjisë elektrike në gjithë vendin.
OSHEE ka ndëryrë në 918 raste gjatë ditës së sotme ku janë ndërprerë 309 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.
Sipas policisë nga të arrestuarit, 10 prej tyre janë pronarë biznesesh.
Aksioni për vjedhësit e energjisë gjithë vendin
Korçë, dhëndri plagos me armë zjarri vjehrrin pas një grindje.
Një grindje në familje është bërë shkak që dhëndri të qëllojë me armë zjarri ndaj vjehrrit të tij duke e lënë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kodrac të Moglicës në Korçë. Pas grindjes me të vjehrrin, 34-vjeçari Gentian Barjamasi e ka qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë e plagëve të marra, Ylli Sorra ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë trajtimin mjekësor.
Ekstradohet nga Greqia 47-vjeçari I dënuar me 4 vite burg për mashtim.
Një 47-vjeçar është ekstraduar nga Greqia ndërsa kërkohej nga drejtësia shqiptare. Interpol Tirana ka ekstraduar nga Athina shtetasin Leonard Bare nga Fieri.
47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit“ e kryer më shumë se një herë në bashkëpunim.