Arkiv-Lajme të përditësuara

Durrës, kapen 1.250 kg heroinë pranga 4 personave,mes tyre 1 grua.

Postuar në 07 Nëntor, 2014 08:46

Një operacion antidrogë nga policia e Durrësit ka shkatëëruar një bandë të trafikut të drogës, duke vënë në pranga 4 persona si dhe sekuestruar 1.250 kg heroinë.

Mësohet se në mesin e të arrestuarve janë 3 meshkuj dhe 1 grua, përkatësisht, Erjon Kasa, lindur dhe banues në lagjen nr.1 në Durrës, Renald Llani banues në Durrës,

Gjykata: Burg për Xhuvanin 26-vjeçari 'braktiset' nga avokati.

Postuar në 07 Nëntor, 2014 04:11

Kostandin Xhuvani, djali i ish-deputetes Luiza Xhuvani dhe shoku i tij Erald Sida kanë mbërritur rreth orës 10:30 në Gjykatën e Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” pasi sipas dosjes së saj, Xhuvani është gjetur fajtorë për vrasjen e 4 personave në të gdhirë të 4 nëntorit në lokalin e natës “Ante Grand”. Ndërsa 24-vjecari Sida akuzohet për ndihmë të autorit në krim dhe për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit.
 

Gjirokastër, vodhi Teqenë në Lazarat në korrik, arrestohet autori.

Postuar në 07 Nëntor, 2014 03:43

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 23 vjeçar të akuzuar për vjedhjen e Teqesë së Baba Zenelit, ngjarje e ndodhur në korrik të këtij viti. Në prangat e policisë ka rënë Spiro Kotroci, 23 vjeç, banues në Gjirokastër.
 

Prisnin dru në mëyrë të paligjshme në Dajt, ndalohen tre kamionë.

Postuar në 07 Nëntor, 2014 03:41

Inspektoriati i policisë pyjore në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me komisariatin nr.4 në Tiranë, gjatë një aksioni të befasishëm ka bllokuar 3 kamionë me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Sipas Inspektoriatit të policisë pyjore, lënda drusore ishte prerë në mënyrë të paligjshme në zonën e mbi Dajtit. Ndërkaq për këtë vepër penale janë shoqëruar në komisariat edhe disa persona.

Fier, hetim 5 ish-zyrtarëve, merrnin rryshfet për çertifikata pronësie.

Postuar në 07 Nëntor, 2014 03:39

Policia e Fierit në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, pas një hetimi 5 mujor, kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për 5 ish-zyrtarë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Fier, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merrnin ryshfet në këmbim të certifikatave të pronësisë.
 
Sipas policisë, janë proceduar Aleksandër Myrtaj 43 vjeç ish-regjistrues pranë Zyrës së Hipotekës në Fier, Fatjon Myrtaj 25 vjeç jurist i ZVRPP, Kastriot Rakipi  46 vjeç topograf i ZVRPP, Altin Malaj 39 vjeç topograf i ZVRPP dhe Hidri Zani 24 vjeç jurist i ZVRPP.

Durrës, aksidentohet reperi Noizy ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Postuar në 06 Nëntor, 2014 14:04

Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është aksidentuar mbrëmjen e sotme me automjetin e tij në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, teksa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar.

Këngëtari Noizy është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Tiranë, 2 të plagosur me thikë pas një sherri për motive banale

Postuar në 06 Nëntor, 2014 13:59

TIRANË - Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë. Sherri ka ndodhur për motive banale, dhe më pas është pasuar edhe më përdorimin e armëve të ftohta.

Sipas policisë, dy personat e plagosur janë transportuar në spital dhe gjenden jasht rrezikut për jetën.

Dëshmitarë në vendngjarje saktësojnë se këtë sherr kanë marrë pjesë 5 veta ku më pas kanë mbetur të plagosur vetëm dy.

Burg 3 ish-zyrtarëve të DTR,vodhën 5.5 milionë lekë taksë automjetesh.

Postuar në 06 Nëntor, 2014 05:11

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e “arrestit me burg” për tre ish-zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor, Tiranë, të akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Vendimi është marrë gjatë senacës në mbrëmjen e djeshme, ku janë lënë në burg R. Vezelaj (ish-arkëtar), K. Kaca dhe A. Murataj (ish-faturistë). Sipas Prokurorisë, pas dyshimeve, ka nisur hetimi ku është konkluduar se tre ish-zyrtarët nuk kanë derdhur në arkën e Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor taksat që kanë paguar pronarët e rreth 60 automjeteve, në vlerën e rreth 5.5 milionë lekëve të reja.

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidentin Nishani për ligjin e KLD.

Postuar në 06 Nëntor, 2014 05:10

Gjykata Kushtetuese vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Presidentit Bujar Nishani për pezullimin e ligjit të miratuar nga Parlamenti për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
 
Por, përfaqësuesit juridik të institucionit të presidencës në këtë proces, kanë ribërë edhe njëherë kërkesën për pezullimin e ligjit, duke u fokusuar vetëm në një nen të tij, atë që flet për zgjedhjen e zëvendëskryetarit të KLD-së.
 

Rikthehen shpërthimet nëntokesore Banorët: Po na dëmtohen shtëpitë.

Postuar në 06 Nëntor, 2014 05:09

Janë rikthyer mbas një viti shpërthime të forta nëntokësore nga kompania Bankers Petrolium që operon në zonat naftë mbajtëse të Komunës Zharrëzit në rrethin Fier.
 
Sipas banorëve të martën në mesnatë rreth orës 01.00 dhe të mërkurën në mesditë rreth orës 14.00 janë dëgjuar shpërthime dhe se disa banesa janë dëmtuar. 

Banorët gjithashtu thonë se për dëmtimet e banesave të ndodhura një vit me parë nuk janë dëmshpërblyer.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara