Prisnin dru në mëyrë të paligjshme në Dajt, ndalohen tre kamionë.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/5221_cache-210-150-strict-143962.jpg?itok=lqzIXBf-)
Inspektoriati i policisë pyjore në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me komisariatin nr.4 në Tiranë, gjatë një aksioni të befasishëm ka bllokuar 3 kamionë me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Sipas Inspektoriatit të policisë pyjore, lënda drusore ishte prerë në mënyrë të paligjshme në zonën e mbi Dajtit. Ndërkaq për këtë vepër penale janë shoqëruar në komisariat edhe disa persona.
Ndërkaq, mjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, të cilat i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për procedime të mëtejshme penale. Aksioni i ndërmarrë nga Inspektoriati i policisë pyjore, është në vijim të masave për ndalimin e prerjeve të paligjshme në pyje.
Add new comment