Arkiv-Lajme të përditësuara
Vlorë,favorizuan debitorin, procedohet shefi i lidhjeve të energjisë e faturisti.
Në kuadër të aksionit kundër vjedhjes së energjisë, policia e qytetit të Vlorës ka nisur procedim penal ndaj ish-shefit të lidhjeve të energjisë e kontratave të OSHEE në Vlorë dhe për një faturist të kësaj kompanie.
Përplas për vdekje këmbësorin 80-vjeçar, pranga drejtuesit të mjetit.
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksit Korçë-Pogradec. Një 80-vjeçar është përplasur nga një makinë tip “Volskwagen” me targë AA 322 JK, teksa kalonte rrugën në afërsi të fshatit Gështenjas.
Si pasojë e përplasjes, 80-vjeçari Fuat Xhuke humbi menjëherë jetën.
Policia e mbërritur në vendngjarje ndaloi drejtuesin e mjetit Mariglen Kapushi, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Korçë,vrau vjehrrin e plagosi kunatin Gjykata arrest me burg 34-vjeçarit.
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Gentian Bajramasin, i cili tre dite më parë vrau ish vjehrrin e tij me armë zjarri dhe plagosi ish kunatin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Protopapë, pas një sherri për divorcin e dy të rinjve. Bajramasi kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit me qëllim për të folur për divorcin me vajzën e tyre.
Lezhë, arrestohen 15 persona për vjedhje të energjisë elektrike.
Gjatë aksionit të OSHEE dhe Policisë së Shtetit kundër vjedhjeve të energjisë dhe lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, në Lezhë janë arrestuar 15 persona për periudhën 28 tetor - 7 nëntor.
Sipas policisë së Lezhës, gjatë këtyre ditëve janë janë evidentuar 28 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Ndërkaq, janë proceduar 29 shtetas, ku 15 shtetas janë arrestuar, 4 janë shpallur në kërkim dhe 11 të cilët ndiqen në gjendje të lirë, mes të arrestuarve edhe një faturist i OSHEE.
Greqi,shkatërrohet banda e trafikut narkotik,në pranga edhe një shqiptar.
Një shqiptar është arrestuar ditën e djeshme sëbashku me dy shtetas grekë nga sektori kundër narkotikëve në policinë e Atikës.
Mediat greke bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë shqiptarë, edhe këta pjesë e organizatës së trafikut ndërkombëtar të drogës.
Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan nga policia 13.8 Kg heroinë, 36.100 €, 500 $, 1390 lira turke, 10.200 lekë shqiptare, dy lira ari turke dhe 15 aparatë celularë.
Rregullorja e Kuvendit, mazhoranca jep "OK", Paloka do flasë sa Rama.
Kuvendi i Shqipërisë, ka miratuar ndryshimet në rregullore, duke pranuar kështu kërkesën e opozitës, dhe duke i dhënë në këtë mënyrë, kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka të njëjtën kohë bisede me kryeministrin Edi Rama.
Gjithashtu nga këto ndryshime, dhe bazuar në kërkesën e e PD, deputetët e Kuvendit do të jenë anëtarë vetëm në një Komision të Përhershëm Parlamentar.
Durrës, gjendet i mbytur në det 55-vjeçari, nuk dihen shkaqet.
Një 55-vjeçar është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë në breg të detit nga peshkatarët e zonës.
55-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk dihet është gjendur i mbytur, ndërkohë që pritet që ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes.
Aksidentohet për vdekje shqiptarja Në SHBA për të ndihmuar vajzën.
Rreth 400 mijë dollarë garanci ka kërkuar një gjykatë në SHBA për 45-vjeçarin Maciej Machnieëicz, i cili shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e shqiptares Lida Xhelo. Sipas gjykatës 45-vjeçari nuk ka zotëruar kurrë leje drejtimi për automjetet dhe gjithashtu ai ka rezultuar nën efektin e alkoolit.
Fillimisht makina e 45-vjeçarit është përplasur me tri makina dhe më pas ka marrë përpara dhe 62-vjeçaren nga Shqipëria, Lida Xhelo, e cili sapo kishte zbritur nga autobusi.
Durrës, kapen 1.250 kg heroinë pranga 4 personave,mes tyre 1 grua.
Një operacion antidrogë nga policia e Durrësit ka shkatëëruar një bandë të trafikut të drogës, duke vënë në pranga 4 persona si dhe sekuestruar 1.250 kg heroinë.
Mësohet se në mesin e të arrestuarve janë 3 meshkuj dhe 1 grua, përkatësisht, Erjon Kasa, lindur dhe banues në lagjen nr.1 në Durrës, Renald Llani banues në Durrës,
Durrës, kapen 1.250 kg heroinë pranga 4 personave,mes tyre 1 grua.
Një operacion antidrogë nga policia e Durrësit ka shkatëëruar një bandë të trafikut të drogës, duke vënë në pranga 4 persona si dhe sekuestruar 1.250 kg heroinë.
Mësohet se në mesin e të arrestuarve janë 3 meshkuj dhe 1 grua, përkatësisht, Erjon Kasa, lindur dhe banues në lagjen nr.1 në Durrës, Renald Llani banues në Durrës,