Arkiv-Lajme të përditësuara

Axhenda e vizitës, Rama s'takon Nikoliç, por viziton Preshevën.

Postuar në 08 Nëntor, 2014 16:32

Ndërkohë që edhe dy ditë nga ndajnë nga vizita e kryeministrit Rama në Serbi, zbardhet axhenda përfundimtare. Ashtu edhe siç ishte parashikuar në vizitën e 22 tetorit, e cila u shty për shkak të incidenteve gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd, axhendë të cilën e publikoi “A1 Report”, kryeministri Rama në axhendën e vizitës së tij dyditore në Beograd në 10 dhe 11 nëntor, do të shkojë në Preshevë.
 

Vjedhja e energjisë, 3 biznesmenë në pranga, e një elektricist në Përmet.

Postuar në 08 Nëntor, 2014 16:30

Katër persona janë vënë në pranga dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, gjatë aksionit të sotëm e OSHEE dhe Policisë së Shteti kundër vjedhjes së energjisë. Të arrestuarit, 3 pronarë biznesesh dhe një elektricist në Përmet, akuzohen për vjedhje të energjisë dhe shpërdorim detyre.
 
“Është mbështetur OSHEE në 937 raste gjatë ditës së sotme. Janë ndërprerë 311 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë. Nga të arrestuarit, 3 prej tyre janë pronarë biznesesh.
 
Sipas qarqeve rezultatet paraqiten si më poshtë:

Fushë-Krujë, 29 shpërthime tritoli përgjatë janar 2013-nëntor 2014

Postuar në 08 Nëntor, 2014 14:16

Rritet frikshëm numri i shpërthimeve me eksploziv në qytetin e Fushë-Krujës. Objekt i atentateve me tritol kanë qenë komisariati i Policisë së këtij qytetit, zyrtarë të lartë të shtetit, policë, objekte biznesesh dhe stacioni hekurudhor.
 
Qëllimi dhe objektivi ka qenë i qartë për autorët, ku sipas ekspertëve, shënjestra e vendosjes së tritolit është përzgjedhur për t’u shantazhuar ose për konflikte ndërmjet palëve.
 
“Qyteti i tritolit” siç njihet ndryshe Fushë-Kruja, numëron 29 shpërthime me lëndë plasëse, duke filluar nga muaji janar 2013 deri në 7 nëntor 2014.

Një i pajetë në morgun e Lushnjës policia: Ndihmë për indetifikimin

Postuar në 08 Nëntor, 2014 13:47

Një person i moshës 70-75 vjeç i pajetë ndodhet në morgun e Lushnjës prej disa ditësh, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij. Sipas policisë së këtij qyteti, i moshuari ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. “Viktima mban të veshur një xhaketë me kuadrate shumëngjyrëshe. Triko leshi e zezë me dekoracione. Pantallona me kuadrate të imëta kafe e zbardhur. Rreth 1 m e 75 cm i gjatë. Me kapele ngjyre gri. Me këpucë të bardha. Me bastun. Me qese në bark për daljet (operacion anus preter ose Kolestoni)”, thuhet në njoftimin e policisë.
 

Ekonomia Globale, Kina miraton 113 bilion dollarë në projekte për infrastrukturën

Postuar në 08 Nëntor, 2014 10:59

Kina ka miratuar më shumë se 100 bilion dollarë për t’i dhënë jetë shumë projekteve infrastrukturore në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit. Agjencia Reuters citon mediat shtetërore të Kinës të cilat thanë sot se “kjo ishte një orvatje për të mbështetur rritjen e ngadalshme në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Kreu i Planifikimit Ekonomik të Kinës dhe Komisioni për Reformat dhe Zhvillimin Kombëtar miratuan 21 projekte për investime në infrastrukturë. Projektet përfshijnë 16 hekurudha dhe pesë aeroporte.

L.V

Gjirokastër,Bashkia prish ndërtimet PD: Po uzurpohet prona private.

Postuar në 08 Nëntor, 2014 05:49

Prej dy ditësh, Bashkia e Gjirokastrës, ka ndërmarrë një aksion, për prishjen e ndërtimeve pa leje pranë pallateve. Fadroma dhe eskavatorët, janë vënë në lëvizje për shkatërrimin e gardheve, shtesave në lagjen “18 shtatori”, në pjesën e poshtme të qytetit të gurtë.
 

Avokati: Erald Sida nuk ka faj Akuza s’ka prova që e mban në burg.

Postuar në 08 Nëntor, 2014 05:46

Teksa Kostandin Xhuvani ka lënë të lirë kafazin e hekurt në Gjykatë, brenda tij është futur nga policia e Tiranës shoku i tij Erald Sida. Ky i fundit, megjithëse nuk është akuzuar për veprën penale të vrasjes, është mbyllur në qeli së bashku me Xhuvanin.

Sida, gjatë caktimit të masës së sigurisë, është mbrojtur nga avokati i tij, Vladimir Gërmenji. Ky i fundit, në pretendimet e tij para gjykatës, ka pohuar se klienti i tij duhet të lirohet, pasi në momentin kur ka ndodhur krimi ai ka qenë jashtë në rrugë dhe jo brenda në lokal.

Elbasan, vidhet dyqani në Gjergjan hajdutët marrin 100.000 lekë mish.

Postuar në 08 Nëntor, 2014 05:42

Një dyqan mishi është vjedhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Hajdutët të cilët kasnë arritur të hyjnë brenda këtij dyqani kanë marrë çfarë kanë mundur.

Kur pronari i objektit, Armend Qyra ka vënë re vjedhjen ka njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet. Sipas tij nga dyqani është vjedhur një sasi mishi me vlerë 100.000 lekë dhe pajisje të ndryshme me vlerë rreth 20.000 lekë.

Lulzim Basha me nobelistin Yunus “Vendosim fonde të përbashkëta”

Postuar në 08 Nëntor, 2014 05:41

Kryebashkiaku Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me nobelistin Muhammad Yunus, ku kanë rënë dakord për akordimin e  fondeve të përbashkëta, për hapjen e bizneseve të reja dhe rritjen e punësimit
 
Basha ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme të Yunus, për t’u dhënë mundësinë e hapjes së një biznesi, vetëpunësimit dhe punësimit mijëra njerëzve anembanë botës. Nxitja e hapjes së bizneseve të reja dhe punësimi është prioritet i Bashkisë së Tiranës,- theksoi  Basha. 
 

Aksident rrugor, humb jetën fëmija Arrestohet drejtuesi i mjetit.

Postuar në 08 Nëntor, 2014 05:40

Nje aksident i rendë automobilistik ka ndodhur në qytetin e Lushnjës ku ka humbur jetën një fëmijë 8 vjeç. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Komunën Gradisht, ku një automjet tip "Ford" ka përplasur një karrocë ku udhetonte viktima 8 vjec me babain e tij.

Nga përplasja ka humbur menjëherë jetën 8-vjecari, ndërsa babi i tij ka marrë dëmtime të lehta.  Ndërkohë policia e Lushnjës ka arrestuar autorin e aksidentit, Olsi Velo.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për shkaqet që sollën këtë aksident ku bumbi jetën fëmija 8-vjeçar. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara