Një i pajetë në morgun e Lushnjës policia: Ndihmë për indetifikimin

Postuar në 08 Nëntor, 2014 13:47

Një person i moshës 70-75 vjeç i pajetë ndodhet në morgun e Lushnjës prej disa ditësh, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij. Sipas policisë së këtij qyteti, i moshuari ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. “Viktima mban të veshur një xhaketë me kuadrate shumëngjyrëshe. Triko leshi e zezë me dekoracione. Pantallona me kuadrate të imëta kafe e zbardhur. Rreth 1 m e 75 cm i gjatë. Me kapele ngjyre gri. Me këpucë të bardha. Me bastun. Me qese në bark për daljet (operacion anus preter ose Kolestoni)”, thuhet në njoftimin e policisë.
 
Blutë e Lushnjës i bëjnë apel familjarëve të të moshuarit apo të afëmve të tij, që njohin viktimën, të paraqiten për identifikimin e tij. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.