Elbasan, vidhet dyqani në Gjergjan hajdutët marrin 100.000 lekë mish.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/7359_cache-210-150-strict-143980_1.jpg?itok=ZQuYY2tX)
Një dyqan mishi është vjedhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Hajdutët të cilët kasnë arritur të hyjnë brenda këtij dyqani kanë marrë çfarë kanë mundur.
Kur pronari i objektit, Armend Qyra ka vënë re vjedhjen ka njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet. Sipas tij nga dyqani është vjedhur një sasi mishi me vlerë 100.000 lekë dhe pajisje të ndryshme me vlerë rreth 20.000 lekë.
Po gjatë mbrëmjes dyshohet se po të njëjtë të autorë kanë tentuar të vjedhin një tjetër dyqan rreth 1 km larg dyqanit të parë. Por në këtë rast ata janë pikasur nga pronari, ndaj të cilit hajdutët kanë hedhur edhe disa thika, po fatmirësisht nuk është lënduar. Sipas këtij të fundit, kanë qenë tre autorët të cilët kanë tentuar të vjedhin dyqanin e tij.
Add new comment