Fushë-Krujë, 29 shpërthime tritoli përgjatë janar 2013-nëntor 2014
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Rritet frikshëm numri i shpërthimeve me eksploziv në qytetin e Fushë-Krujës. Objekt i atentateve me tritol kanë qenë komisariati i Policisë së këtij qytetit, zyrtarë të lartë të shtetit, policë, objekte biznesesh dhe stacioni hekurudhor.
Qëllimi dhe objektivi ka qenë i qartë për autorët, ku sipas ekspertëve, shënjestra e vendosjes së tritolit është përzgjedhur për t’u shantazhuar ose për konflikte ndërmjet palëve.
“Qyteti i tritolit” siç njihet ndryshe Fushë-Kruja, numëron 29 shpërthime me lëndë plasëse, duke filluar nga muaji janar 2013 deri në 7 nëntor 2014.
Brenda vitit 2013 në Fushë-Krujë janë regjistruar 11 shpërthime të fuqishme, nga ku 5 kanë qen biznese dhe 5 objekte banime, ndërsa tritol është vendosur edhe në linjën hekurudhore Vorë–Shkodër.
Më e rëndë është situata për vitin e pa mbyllur të 2014-s, ku nga janari deri në nëntor janë shënuar 18 shpërthime me lëndë plasëse, ku 3 herë i është vendosur tritoli Postës së Policisë; një herë makinës së kryetarit të bashkisë së Fushë-Krujës, Gjon Bardhi; një herë makinës së një efektivi të policisë; dhe 13 herë të tjera tritol i është vendosur bizneseve dhe objekteve të banimit.
Ekspertë e Policisë së Shtetit mendojnë se shpërthimet në Fushë-Krujë mund të vendosen nga persona që dikur kanë punuar në ushtri ose nga persona që i njohin shumë mirë eksplozivët.
Vetëm një ditë më parë është arrestuar tetar Adem Hasani, për mungesën e krijuar në vite të lëndëve plasëse në depot pranë fshatit Nuaj të Krujës. Në rezervat e ushtrisë janë vjedhur ndër vite 12.000 kallëpe tritoli me një vlerë prej rreth 200 milionë lekë.
SHPËRTHIMET NE FUSHE-KRUJE 2013-2014
VITI 2013
23 Janar- tritol një objekti 4-katesh në Krujë
9 shkurt- tritol vilës 3-katëshe në Fushë-Krujë
26 qershor- tritol një lokali në Fushë-Krujë
1korrik- tritol një kazinoje në Fushë-Krujë
28 korrik- tritol një lokali në Fushë-Krujë
30 shtator- tritol një pallati në Krujë
11 tetor- tritol një objekti në Krujë
11 tetor- tritol një objekti në Fushë-Krujë
11 tetor- tritol një parukerie në Nikël
21 dhjetor- tritol hekurudhës Vorë-Shkodër
25 dhjetor- tritol një lokali në Fushë-Krujë
VITI 2014
1 janar- tritol një shtylle të tensionit të lartë në Milot
20 janar- tritol rajonit të policisë Fushë-Krujë
24 janar- tritol një mobilierie në Larushk
25 janar- tritol një lokali në Qafshtame
28 shkurt- tritol një autoveture në Fushë-Krujë
3 mars- tritol rajonit të policisë Fushë-Krujë
17 mars- tritol bashkisë Fushë-Krujë
26 mars- tritol veturës së policit në fshatin Halil
19 prill- tritol rajonit të policisë Fushë-Krujë
22 prill- tritol një fugoni pasagjeresh në Fushë-Krujë
5 maj- tritol një banese në Arrameras, Fushë-Krujë
10 maj- tritol një fuoristrade në Fushë-Krujë
6 qershor- minë antitank tregtarit të biçikletave
13 korrik- kapet në Krujë një 27-vjeçar me tritol
22 korrik- tritol një objekti në Fushkruje
14 shtator- tritol vilës 3-katëshe 20 metra larg rajonit të policisë Fushë-Krujë
15 shtator- tritol veturës së kryetarit të bashkisë Fushë-Krujë
19 shtator- tritol lokalit 2-katesh në fshatin Larushk
7 nëntor- tritol lokalit në qendër të Fushë-Krujës
Add new comment