Aksident rrugor, humb jetën fëmija Arrestohet drejtuesi i mjetit.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/6694_cache-210-150-strict-142367_2.jpg?itok=GSdXxqfW)
Nje aksident i rendë automobilistik ka ndodhur në qytetin e Lushnjës ku ka humbur jetën një fëmijë 8 vjeç. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Komunën Gradisht, ku një automjet tip "Ford" ka përplasur një karrocë ku udhetonte viktima 8 vjec me babain e tij.
Nga përplasja ka humbur menjëherë jetën 8-vjecari, ndërsa babi i tij ka marrë dëmtime të lehta. Ndërkohë policia e Lushnjës ka arrestuar autorin e aksidentit, Olsi Velo.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për shkaqet që sollën këtë aksident ku bumbi jetën fëmija 8-vjeçar.
Add new comment