Arkiv-Lajme të përditësuara
Paditet ish-zv/drejtori i ARSH, dëm 1.24 mln $ për aksin Tiranë-Elbasan.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas përfundimit të auditimit të ndërtimit të rrugës “Tiranë-Elbasan”, ka kalllëzuar në Prokurori ish-zëvendësdrejtorin e Autoritetit Rrugor, Skënder Çota, pasi sipas KLSH, ky i fundit me veprimet apo mosveprimet e tij, ka favorizuar një operator ekonomik kundrejt një tjetri, duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik, prej rreth 134 milionë lekësh ose mbi 1.24 milion dollarë.
ILDKPI padit gjyqtarin e prokurorin. Akuza e korrupsionit,fshehje pasurie.
ILDKPI ka nisur kallëzim penal ndaj Qani Hasa, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Petref Asllani, me funksion Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan.
Nga kontrolli i plotë i deklaratave të pasurisë të subjekteve, këta dy persona në bashkëpunim më njeri-tjetrin kanë hartuar kontrata fiktive e të falsifikuara me qëllim përfitimin e një kredie me kushte lehtësuese nga Enti Kombëtar i Banesave.
Sipas ILDKPI si gjyqtari dhe prokurori kanë bërë fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive në deklaratat e tyre të interesave private.
Vizita, Edi Rama mbërrin në Beograd, masa të larta sigurie.
Rreth orës 08:30 Kryeministri Edi Rama është nisur nga Rinasi drejt Beogradit, për të shënuar vizitën e parë pas 7 dekadash të një kryeministri shqiptar në Serbi. I shoqëruar nga ministri i Jashtëm Bushati, i Ekonomisë Ahmetaj dhe një grup gazetarësh, delegacioni shqiptar i kryesuar nga kreu i qeverisë lanë aeroportin “Nënë Tereza” për të nisur zyrtarisht udhëtimin drejt Serbisë. Ajo çka ra në sy ishte avioni i Bosnje-Hercegovinës “Air Bosnia” i cili ishte rezervuar për këtë udhëtim.
Dita e Kujtesës, Nishani nderon britanikët e rënë në Luftën II Botërore.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë sot paradite në ceremoninë e Ditës së Kujtesës, ku nderoi sakrificat sublime dhe heroizmin e ushtarëve dhe civilëve britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilët prehen në Parkun Kombëtar të Tiranës.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Cannon Obe, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, anëtarë të qeverisë, Kuvendit të Shqipërisë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, etj.
Lushnje, Basha: Të hetohet prishja e ndërtimeve! Banorët: Protesta!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë turit të tij nëpër rrethet e vendit, është takuar sot me qytetarë të Lushnjes ku ka diskutuar mbi situatën ekonomike. Në takimet që ka pasur me qytetarët zoti Basha ka dëgjuar shqetësimin e shumë banorëve për prishjen e shtëpive të banimit pa asnjë paralajmërim.
Ndonëse sipas tyre, shtëpitë ishin në proces legalizimi, të ndërtuara në pronë të tyre, siç shprehen banorët, askush nuk i njoftoi apo t’u lërë ndonjë copë letër për prishjen.
Aksioni i OSHEE, në pranga 1 biznesmene dhe 2 faturistë.
Dy faturistë dhe një biznesmen u arrestuan sot në Vlorë gjatë aksionit për energjinë nga OSHEE dhe Policisë.
Floreta Belaj u arrestua pasi në firmën e saj të përpunimit të hekurit u gjet lidhje e paligjshme e energjisë elektrike 3 fazore e cila ka funksionuar që prej vitit 2012.
Ne lidhje me ketë rast ne pranga u vunë dhe dy faturistë ndërkohe qe një i trete u shpall në kërkim.
Gjirokastër, arrestohen 2 persona ndihmonin klandestinët nga Siria.
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë, dy persona për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të disa klandestinëve nga Siria.
Sipas policisë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative , është bërë i mundur arrestimi i R. Çani, 29 vjeç dhe P. Zekaj, 54 vjeç, që të dy banues në Gjirokastër.
Tiranë, mbyllen 19 lokale nate. Nëse do rihapen, burg pronarëve!
TIRANE - Pas masakrës së 4 nëntorit në kryeqytet kun ë lokalin e natës humbën jetën katër persona Inspektoriati shtetëror i mjedisit dhe policia e shtetit mbyllin 19 lokale nate kryesisht të muzikës tallava për mungesë dokumentacioni dhe mos plotësim të kushteve të sigurisë.
Lezhë,pranga punonjëses së burgut qëllonte me armë në ajër e dehur.
Një 45 vjeçare, punonjëse e burgut të Shënkollit në Lezhë është arrestuar ditën e sotme, pasi qëllonte me armë në ajër në gjendje të dehur.
Në pranga ka rënë Gjelina Nikolli 45 vjeç, me detyrë punonjëse e burgut të Shënkollit. Sipas policisë, arrestimi i saj ka ardhur pasi punonjësja 45 vjeçare e burgut, qëllonte me armë në ajër nga makina, teksa në vendngjarje janë gjetur edhe gëzhojat e armës.
Fier, shkatërrohet laboratori i kanabisit,6 në pranga,1 në kërkim.
Policia e Fierit ka shkatërruar një bazë të përpunimit të drogës ku janë sekuestruar 1390 kg kanabis sativa, ndërsa janë vënë në pranga 6 persona, mes të cilëve 3 gra, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Në kuadër të finalizimit të operacionit policor të koduar “Serat” janë arrestuar në flagrancë, Agim Kumaraku 56 vjeç, Pranvera Çobo 48 vjeç, Lefteri Sinjari 47 vjeç, Zhaneta Hoxha 34 vjeç, Burbuqe Velaj 32 vjeç, Baki Siqeca 26 vjeç si dhe është shpallur në kërkim 59 vjeçari me iniciale B.S.