Dita e Kujtesës, Nishani nderon britanikët e rënë në Luftën II Botërore.

Postuar në 09 Nëntor, 2014 13:53

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë sot paradite në ceremoninë e Ditës së Kujtesës, ku nderoi sakrificat sublime dhe heroizmin e ushtarëve dhe civilëve britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilët prehen në Parkun Kombëtar të Tiranës.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Cannon Obe, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, anëtarë të qeverisë, Kuvendit të Shqipërisë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, etj.

Pas shërbesës fetare, Kreu i Shtetit shqiptar u përul me respekt duke nderuar veprën heroike të të rënëve britanikë, në kujtim të të cilëve u vendos edhe një kurorë me lule në Memorialin kushtuar ushtarakëve dhe civilëve britanikë, që dhanë jetën në shërbim të lirisë dhe vlerave më të mira perëndimore.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.