Gjirokastër, arrestohen 2 persona ndihmonin klandestinët nga Siria.
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë, dy persona për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të disa klandestinëve nga Siria.
Sipas policisë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative , është bërë i mundur arrestimi i R. Çani, 29 vjeç dhe P. Zekaj, 54 vjeç, që të dy banues në Gjirokastër.
Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë duke strehuar në një hotel në Gjirokastër, disa shtetas nga Siria të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek me destinacion Malin e Zi, të cilët do ndihmoheshin kundrejt fitimit nga dy të arrestuarit në flagrancë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të Paligjshmë të Kufirit”.
Add new comment