Fier, shkatërrohet laboratori i kanabisit,6 në pranga,1 në kërkim.

Postuar në 09 Nëntor, 2014 02:57

Policia e Fierit ka shkatërruar një bazë të përpunimit të drogës ku janë sekuestruar 1390 kg kanabis sativa, ndërsa janë vënë në pranga 6 persona, mes të cilëve 3 gra, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
 
Në kuadër të finalizimit të operacionit policor të koduar “Serat” janë arrestuar në flagrancë, Agim Kumaraku 56 vjeç, Pranvera Çobo 48 vjeç, Lefteri Sinjari 47 vjeç, Zhaneta Hoxha 34 vjeç, Burbuqe Velaj 32 vjeç, Baki Siqeca 26 vjeç si dhe është shpallur në kërkim 59 vjeçari me iniciale B.S.
 
Sipas policisë, i arrestuari Siqeca dhe 59 vjeçari në kërkim prej një periudhe kohe kishin kultivuar kanabis sativa në një serë me sipërfaqe 2.000 m2 që ndodhej në tokën e tyre në fshatin Kurjan.
 
Ndërkaq tre gratë e arrestuara ishin punësuar për pastrimin dhe qërimin e lëndës narkotike, për ta bërë gati për shitje. 

Gjatë kontrollit të policisë, në laboratorin e përpunimit të kanabis sativa janë sekuestruar 10 kg lëndë narkotike e cila ishte gati për tu shitur ndërsa një sasi prej 1380 kg ishte hapur për tu tharë në banesën e 59 vjeçarit në kërkim.

 
Sipas bluve të Fierit, nëse kjo sasi droge do të arrinte në treg, do të kishte një vlerë prej rreth 700 mijë eurosh. Ndërkaq vijon puna e policisë, për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut si dhe për arrestimin e 59 vjeçarit të shpallur në kërkim.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.