Vizita, Edi Rama mbërrin në Beograd, masa të larta sigurie.

Postuar në 10 Nëntor, 2014 03:28

Rreth orës 08:30 Kryeministri Edi Rama është nisur nga Rinasi drejt Beogradit, për të shënuar vizitën e parë pas 7 dekadash të një kryeministri shqiptar në Serbi. I shoqëruar nga ministri i Jashtëm Bushati, i Ekonomisë Ahmetaj dhe një grup gazetarësh, delegacioni shqiptar i kryesuar nga kreu i qeverisë lanë aeroportin “Nënë Tereza” për të nisur zyrtarisht udhëtimin drejt Serbisë. Ajo çka ra në sy ishte avioni i Bosnje-Hercegovinës “Air Bosnia” i cili ishte rezervuar për këtë udhëtim.
Në bazë të axhendës, sot shefi i qeverisë shqiptare do të takohet me homologun e tij Aleksandar Vuçiç në orën 11:00, ku pas kësaj, do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:15. Megjithatë në axhendë, nuk është parashikuar asnjë takim mes Ramës dhe Presidentit Tomisllav Nikoliç.

Kryeministri dhe delegacioni shqiptar mbërrijnë në Beograd

Ora 10:00 shënoi dhe mbërritjen e kryeministri Rama dhe delegacionit shqiptar në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit. Nga këtu kreu i qeverisë shqiptare dhe delegacioni nisen drejt Pallatit “Serbia”, rezidencës së kryeministrit Vuçiç ku do të presë Ramën në këtë vizitë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.