Lezhë,pranga punonjëses së burgut qëllonte me armë në ajër e dehur.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/3977_cache-210-150-strict-114521_41_4.jpg?itok=UFdlTLvt)
Një 45 vjeçare, punonjëse e burgut të Shënkollit në Lezhë është arrestuar ditën e sotme, pasi qëllonte me armë në ajër në gjendje të dehur.
Në pranga ka rënë Gjelina Nikolli 45 vjeç, me detyrë punonjëse e burgut të Shënkollit. Sipas policisë, arrestimi i saj ka ardhur pasi punonjësja 45 vjeçare e burgut, qëllonte me armë në ajër nga makina, teksa në vendngjarje janë gjetur edhe gëzhojat e armës.
Efektivët blu sqarojnë se pas kontrollit ajo ka rezultuar në gjendje të dehur. Ndërkaq, nga verifikimet e policisë, është konstatuar se 45 vjeçarja Nikolli drejtonte makinën ‘Volksëagen Golf’të papajisur me dokumenta.
Materialet procedurale ndaj punonjëses së burgut të Shënkollit i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për procedime të mëtejshme.
Add new comment