Arkiv-Lajme të përditësuara

Denada Prifti emri që Rama do t’i paraqesë për BSH Nishanit.

Postuar në 06 Nëntor, 2014 02:28

 Kreu i qeverisë Edi Rama e ka kandidaten e tij të preferuar për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë që do t’ia paraqesë sot në tryezë Presidentit Nishani. Vendosmërinë për të mbështetur kandidaturën e Denada Priftit, kryeministri Rama e përcolli këtë të hënë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist ku kërkoi edhe mbështetjen e kandidaturës së saj për në BSH.

Ekzekutoi 26 vjeçarin për ndeshje kalçetoje, në kërkim atentatori.

Postuar në 06 Nëntor, 2014 02:26

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim ekzekutuesin e  26 vjeçarit Indrit Haliti, të vrarë mbrëmjen e djeshme me 15 plumba automatiku pranë shtëpisë së tij.

Kështu si autor i dyshuar për vrasjen është identifikuar dhe shpallur në kërkim Denis Arrila, 26 vjeç, banues në fshatin Dobraç, të komunës Rrethina në Shkodër.

Sipas policisë, Arrila është autori i atentatit të mbrëmshëm rreth orës 22:00 në lagjen “Partizani”. Po sipas bluve të Shkodrës, konflikti mes të rinjve  pas një konflikti në një ndeshje kalçetoje.

MB: Xhuvani nuk u arrestua se nuk e kërkoi prokuroria.

Postuar në 06 Nëntor, 2014 02:24

Policia nuk e ka ndaluar Kostandin Xhuvanin sepse kjo gjë nuk ishte kërkuar nga prokuroria. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur dje se, “Prokuroria e Gjirokastrës nuk kishtë lëshuar një urdhër-ndalimi ndaj Kostandin Xhuvanit, duke bërë që policia të mos e arrestonte”. Sqarimi është bërë ditën e djeshme nga Ministria e Brendshme.

Bushati: Vizita e Ramës në Serbi për një kapitulli të ri marrëdhëniesh.

Postuar në 05 Nëntor, 2014 16:55

“Vizita e kryeministrit Rama në Beograd, sinjal i qartë që Shqipëria dëshiron një kapitull të ri në marrëdhëniet me Serbinë.” Kështu është shprehur Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në një intervistë dhënë për “Deutsche Welle”.

Sipas Ministrit Bushati, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, nuk kanë qenë të lehta dhe se pas ndeshjes edhe klima e krijuar nuk ishte e ngrohtë, por siç thekson kreu i diplomacisë shqiptare, politika duhet të ndërmarrë veprime kurajoze e të shohë përpara.

Shkodër, atentat me kallashnikov 25 vjeçarit ​në derë të shtëpisë.

Postuar në 05 Nëntor, 2014 16:50

Një 25 vjeçar është ekzekutuar në një pritë të armatosur pranë banesës tij në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në lagjen “Mëhallë e Re” në qytetin verior, ku viktimë ka mbetur Indrit Halili 25 vjeç.

Mësohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar me breshëri automatiku tip kallashnikov në drejtim të 25 vjeçarit në momentin që ky i fundit po dilte nga një lokal për tu drejtuar tek banesa e tij, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Menjëherë pas kësaj autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke përfituar edhe nga errësira.

Arrestohen 2 doganierë, lejuan hyrjen e 11 ton ullinj kontrabandë.

Postuar në 05 Nëntor, 2014 14:48

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar sot dy doganierë të pikës së kalimit kufitar të Kakavijës për “Shpërdorim detyre”, pasi kanë lejuar 6 automjete me 11 ton mallra kontrabandë të futen në territorin shqiptar.
 

Tiranë, arrestohet 25-vjeçari tentoi të korruptonte policin.

Postuar në 05 Nëntor, 2014 14:46

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e efektivëve të forcave speciale Shqiponjat pasi, për të shmangur kontrollin e automjetit që drejtonte, provoi të korruptonte një punonjës policie. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën një sër armësh të ftohta.

Besion Ivana, pasi ishte ndaluar nga ana e efektivëve të Policisë Shqiponjat, në rrugën Sami Frashëri, ishte orvatur të korruptonte një punonjës policie me shumën prej 1000 lekësh. Kjo e fundit me qëllim shmangien e kontrollit në automjetin e tij.

Lezhë, vidhet transformatori i fshatit Markatomaj, banorët 5 ditë pa drita.

Postuar në 05 Nëntor, 2014 14:44

Fshati Markatomaj i komunës Zejmen të Lezhës ka rënë pre e vjedhjes se transformatorit të energjisë elektrike. Prej 5 ditësh rreth 200 banorë janë pa energji elektrike. 

Banorët tregojnë se edhe më parë është përsëritur e njëjta situatë dhe se më pas e kanë blerë vetë tranformatorin e ri, e tani kërkojnë që tu rikthehet energjia elektrike pasi janë pagues të rregullt të faturave.

Vjedhja e transormatorëve të energjisë elektrike është kthyer në një problem shqetësues në të gjithë rajonin e Lezhës, ndërsa policia nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me këto ngjarje.

PD: Pensionistët po varfërohen projekt vetëm për 150 minatorë‏.

Postuar në 05 Nëntor, 2014 08:32

Në Partinë Demokratike, anëtarët e saj në tre Komisionet Parlamentare, përgjegjës për ligjin e minatorëve dhe projekt-buxhetin e shtetit, i quajtën ligjet financiare të qeverisë për vitin e ardhshëm si propoagandë me të cilën synojnë të lajnë duart me premtimet elektorale.
 
Sipas deputetëve të PD-së varfërohen dhe më tej shtresat në nevojë, ndërsa ajo pjesë e minatorëve që përfiton uljen me 5 vjet të daljes në pension, duhet të paguajë 5% kontribute më shumë.
 

Masakra në lokal, lirohet Ballcaj kushëri me 19-vjeçarin e vrarë.

Postuar në 05 Nëntor, 2014 08:29

Albano Ballcaj, një nga 3 të rinjtë e vënë në pranga për masakrën e ndodhur një ditë më parë në një lokal nate në Tiranë, është lënë i lirë, pasi sipas hetuesve nuk ka prova që e përfshijnë në vrasjen e 4 personave brenda ambienteve të klubit “Ante Grand”.
 
Nga detajet e reja që zbulohen sot për ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth orës 04:21 të së martës, mësohet se Ballcaj është djali i tezes së Arbër Demirajt, djalit të ish-prokurorit Skënder Demiraj, i cili sipas hetimeve të deritashme rezulton se është vrarë aksidentalisht gjatë përleshjes me armë në lokalin e natës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara