Arkiv-Lajme të përditësuara
Operacion antidrogë në Vlorë, dy të arrestuar, të shtëna me armë.
Një aksion antidroge i policisë së Vlorës në zonën pranë ish gjendjes civile është shoqëruar më te shtëna me armë zjarri.
Mesohet së në pranga e policisë kanë rënë dy shpërndarës droge, ndërsa gjatë arrestimit tyre janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Mësohet se polcia deri më tani ka sekuestruar rreth pesë kile heroinë në ikuadër të këtij operaioni.
PD: Afera 394 mln, mekanizëm i ngritur për t’u pasuruar shpejt.
Edhe ditën e sotme Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj qeverisë, dhe konkretisht Ministrit të Mirëqënies Sociale Erion Veliaj, lidhur fondin prej 394 milionë lekësh dhënë nga qeveria kompanisë së vëllait të ministrit “EAG” për vizitën e Papa Françeskut në Tiranë. Në një deklaratë për mediat Koordinatorja për Mediat Grida Duma denoncoi sipas saj shkeljet ligjore dhe skemën e ngritur nga Ministri Veliaj për të përfituar nga paratë e taksapaguesve.
Braçe: Presidenti s’ka të drejtë të propozojë emra për bordin e BSH.
Deputeti socialist, Erjon Braçe ka reaguar përmes rrjetit social ‘Facebook’ ndaj deklaratës së Presidentit Nishani në media për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Braçe në rrjetin social thekson se “Nuk ka asnjë nen ne ligjin ‘Për Bankën e Shqiperise’ ku te thuhet se Presidenti i Republikës i propozon Kuvendit një anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.
Durrës, Rama: Rend i ri investimesh për të frenuar rrënimin e ekosistemit
Për kryeministrin Edi Rama gjatë këtyre 20 viteve vendi ynë ka pasur një zhvillim të paqëndrueshëm, çka ka sjellë sipas tij pasoja të rënda në pasuritë natyrore. Megjithatë sipas tij vendosja e një rendi të ri investimesh do të japë rezultate konkrete, duke mos lejuar më që investimet të jenë pjesë e zhvillimit të paqëndrueshëm.
Vlorë, AKU 25 paralajmërime për kushtet higjenike
25 paralajmërime janë dhënë nga AKU për fabrikat e vajit të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetin e Vlorës. Nga 40 fabrika vaji që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Qarku e Vlorës, pritet që pas 10 ditësh t’u nënshtrohen kontrolleve nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Kreu i AKU në Qarkun e Vlorës Renato Banshaj shprehet se pas kontrolleve të shumta me mjaltin, kontrollet do vijojnë në fabrikat e vajit dhe ato të miellit. Sipas tij janë dhënë paralajmërime për të gjithë ata pronarë të cilat tregtojnë dhe kryejnë proceset jashtë kushteve higjeno-santitare.
Tiranë, shkëmbim zjarri në një pikë bastesh, plagoset 32-vjeçari
Pak para mesnate në një pikë bastesh në kryeqytet disa të rinj kanë shkëmbyer zjarr, duke lënë të plagosur një 32-vjeçar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:40 të mëngjesit të së hënës në rrugën “Pandi Dardha”, ku Erjon Kapollari u plagos me armë në këmbë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes
Vjedhja e energjisë, në Elbasan 4 të arrestuar, kishin ndërhyrë te sahati
Në vijim të aksionit për zbulimin e rasteve të vjedhjeve të energjisë dhe për vënien para drejtësisë se autorëve te cilet kryejne lidhje të paligjshme të energjisë, policia e Elbasanit ka arrestuar 4 persona si dhe ka shpallur në kerkim dy të tjerë.
Personat e arrestuar akuzohen se kanë bërë në bashkëpunim me specialistë të OSHEE –së ndërhyrje të paligjshme në sahatin mates të energjisë.
Konkretisht personat e arrestuar dhe shkeljet e gjetura
Plani i arratisjes, ndahen vëllezërit Tafili. Pezullohen lejet nga burgu
Dy ditë nga tentativa e vëllezërve Tafili dhe dy të dënuarve të tjerë, Fran Marashi e Gëzi Guri për t’u arratisur nga burgu i Peqinit, administrata e burgut të sigurisë së lartë ka veçuar në dy ambiente të ndryshme protagonistët e kësaj ngjarjeje.
Vëllezërit Tafili veç veprave penale për të cilat akuzohen tani do të përballen dhe me akuzën e tentativës së arratisjes si dhe mbajtjes së sendeve të ndaluara në ambientet e burgut si telefonat celularë dhe mjetet prerëse si lima e sharra.
Tiranë, 24-vjeçari arrestohet për korrupsion, i ofroi policit 1000 lekë
TIRANË - Një 24-vjeçar është arrestuar nga ana e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë pasi ka tentuar që t’i japë 1000 lekë efektivit të policisë. Mësohet se 24-vjeçari Denis Balili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, me automjetin e tij , me targa AA 555 IY.
Ndërkohë në momentin e konstatimit nga ana e Punonjësit të qarkullimit rrugor të task forcës, 24-vjeçari ka tentuar t’i japi shumën e 1000 lekëve.
Vdekjet në miniera, kromi merr jetë njerëzish, në dy vjet, 12 viktima
50 vjeçari Jonuz Nela është viktima e radhës në minierat nxjerrjes së kromit në Bulqizë. Nela ka rënë aksidentalisht në tunelin e ashensorit nga një lartësi prej rreth 160 metrash, çka i ka shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
A1Report sjell një kronologji të aksidenteve me pasojë vdekjen e minatorëve në zonat e Bulqizës dhe Martaneshit ku prej 18 tetorit 2011 deri më 2 nëntor 2014, numri i minatorëve arrin në 12 dhe të plagosurve 9.