Vdekjet në miniera, kromi merr jetë njerëzish, në dy vjet, 12 viktima
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
50 vjeçari Jonuz Nela është viktima e radhës në minierat nxjerrjes së kromit në Bulqizë. Nela ka rënë aksidentalisht në tunelin e ashensorit nga një lartësi prej rreth 160 metrash, çka i ka shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
A1Report sjell një kronologji të aksidenteve me pasojë vdekjen e minatorëve në zonat e Bulqizës dhe Martaneshit ku prej 18 tetorit 2011 deri më 2 nëntor 2014, numri i minatorëve arrin në 12 dhe të plagosurve 9.
Më 18 tetor 2011, shpërthimi i gazit do t’i merrte jetën minatorit Naim Bytyçi dhe do të plagoste rëndë 8-të të tjerë. Pa kaluar një muaj, më 11 nëntor Fetah Shehu minatori 55 vjeç do të humbte jetën në minierat e Bulqizës në thellësinë e 200 metrave në galerinë nr.66.
Viti 2012 do të sillte sërish viktima ku në qershor 2012 do të humbte jetën Dilaver Koçi dhe më 10 Gusht një tjetër minator 63 vjeçar do të zihej poshtë nga një masiv shkëmbor.
Bilanci i viktimave do të shtohej sërish ku më 30 gusht Abdulla Hoti do humbe jetën, për tu pasuar nga një tejtër minator i vdekur më 27 shtator me humbjen e jetës së 23 vjeçarit Bashkim Mema.
E njëjta situatë me aksidente dhe vdekje minatorësh do të vazhdonte dhe në vitin 2013, ku vdekja e minatorit Bujar Suroqi do të çonte në pranga dhe tre persona pasi në atë kohë aksidenti do të rezultonte si mos respektim i kushteve të sigurisë teknike në punë.
Ditët e para të vitit 2014 do të sillnin një tjetër viktimë e këtë herë minatori Kujtim Liçi 42 vjeç do të humbte jetën, paçka sjelljes në tiranë të tij me helikopter.
Më 29 maj të këtij viti Shkëlqim Pisli do të ndërronte jetë në minierën e Curjes në Mat, për tu pasuar nga bilanci tragjik i kësaj të marte ku dy kreyfamiljar u zunë nga masivi shkëmborë në mierë duke lënë jetim fëmijët dhe duke u shtuar në bilancin tragjik të minatorëve të vdekur.
Me 19 gusht 2014 ne Martanesh humb jeten 50-vjeçari Xhemal Sela i cili është edhe baba i 4 fëmijëve dhe minatori 35 vjeç Denald Baçi.
Ja kronologjia e viktimave në miniera nga 2011:
18 tetor 2011
Shpërthimi i gazit metan ne galeri ka shkaktuar vdekjen e një minatori dhe plagosjen e rende te 8 te tjerëve. Mësohet se viktima është Naim Bytyçi, 39 vjeç, punëtor prej vitesh i nëntokës.
11 nëntor 2011
Shënohet tragjedia e radhës ne zonën minerare te Bulqizës. Një minator ka humbur jetën ne një galeri te braktisur ne mesdite. Viktima është Fetah Shehu 55 vjeç banor i Bulqizës. Sipas policisë, Shehu ka gjetur vdekjen pas shembjes se një masivi te madh dherash ne thellësinë e 200 metrave ne galerinë me numër 66.
2 qershor 2012
Bulqizë, vdes minatori Dilaver Koçi. U zu poshte nga nje masiv dheu
10 gusht 2012
Një minator është zënë poshtë nga masivi shkëmbor një galeri kromi në Martanesh, Minatori 63 vjeçar është nxjerrë nga galeria në gjëndje të rëndë dhe është dërguar në qendrën shëndetësore të Martaneshit, ku më pas ka ndërruar jetë.
30 gusht 2012
Murat Kaceli humb jetën në minierë, plagosur rëndë minatori Abdulla Hoti
27 shtator 2012
Bashkim Mema 23 vjeç , zënë poshtë nga masivi i dheut
16 Qershor 2013
Bulqizë, vdes minatori në minierë. Pranga 3 punonjësve për BULQIZË- Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në minierën e Bulqizës. Minatori i identifikuar si Bujar Suroqi ka humbur jetën brenda ambienteve të kësaj miniere. Paraprakisht bëhet me dije se vdekja e 50-vjecarit ka qënë aksidentale, pasi ai dyshohet të ketë rënë nga ashensori i minierës.
24 janar 2014
Një aksident i rëndë ka ndodhur në minierën e Cërujës, në Rrethin e Matit, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një minator. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mesditës në një nga galeritë private të kësaj miniere. Po sipas këtyre burimeve, mësohet se minatori që humbi jetën, u identifikua si shtetasi Kujtim Lici, 42 vjeç,
29 maj 2014
Mat-Humb jetën një minator, i cili dyshohet se është aksidentuar në minierën e Currjes. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Mat, minatory që ndërroi jetë është Shkëlqim Pisli.
19 Gusht 2014
Martanesh humbin jeten dy minatore , 50-vjeçari Xhemal Sela i cili është edhe baba i 4 fëmijëve dhe minatori 35 vjeç Denald Baçi.
2 Nëntor 2014
Bulqizë, Jonuz Nelaj 50 vjeç ka humbur jeten në mënyre aksidentale duke rënë në tunelin e ashensorit të minierës.
Add new comment