Tiranë, 24-vjeçari arrestohet për korrupsion, i ofroi policit 1000 lekë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/9761_image_3530.jpg?itok=0e_6G3y-)
TIRANË - Një 24-vjeçar është arrestuar nga ana e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë pasi ka tentuar që t’i japë 1000 lekë efektivit të policisë. Mësohet se 24-vjeçari Denis Balili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, me automjetin e tij , me targa AA 555 IY.
Ndërkohë në momentin e konstatimit nga ana e Punonjësit të qarkullimit rrugor të task forcës, 24-vjeçari ka tentuar t’i japi shumën e 1000 lekëve.
Pas kësaj ngjarje 24-vjeçari Bilali është proceduar për veprën penale të "Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Add new comment