Vjedhja e energjisë, në Elbasan 4 të arrestuar, kishin ndërhyrë te sahati
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/4726_fds_0.jpg?itok=MPw8ixjZ)
Në vijim të aksionit për zbulimin e rasteve të vjedhjeve të energjisë dhe për vënien para drejtësisë se autorëve te cilet kryejne lidhje të paligjshme të energjisë, policia e Elbasanit ka arrestuar 4 persona si dhe ka shpallur në kerkim dy të tjerë.
Personat e arrestuar akuzohen se kanë bërë në bashkëpunim me specialistë të OSHEE –së ndërhyrje të paligjshme në sahatin mates të energjisë.
Konkretisht personat e arrestuar dhe shkeljet e gjetura
A.Gjika, 56 vjec, banues në fshatin Katundi Ri-Elbasan.
Po ne kete fshat , gjatë një kontrolli të ushtruar në bashkëpunim me specialistë të OSHEE në banesën e tij, në aparatin matës të enegjisë elektrike, është kostatuar dëmtime i vulave për ndërhyrje të paligjshme.
F.Jança, 48 vjec, banues në lagjen “Holta” Gramsh.
Po ne kete lagje gjatë një kontrolli të ushtruar në bashkëpunim me specialistë të OSHEE në lokalin e tij, në aparatin matës të enegjisë elektrike, është kostatuar dëmtim i vulave për ndërhyrje të paligjshme.
Xh.Dyrmyshi, 46 vjec, banues në lagjen “Holta” Gramsh.
Gjate një kontrolli të ushtruar në bashkëpunim me specialistë të OSHEE në biznesin e tij privat, furrë buke, në lagjen Holta Gramsh, në aparatin matës të enegjisë elektrike në kundërshtim me ligjin, kishte bërë ndërhyrje të paligjshme.
A.Trimi, 43 vjec, banues në Lagjen “Haxhias” Elbasan.
Gjate një kontrolli të ushtruar në bashkëpunim me specialistë të OSHEE në banesë, në aparatin matës të enegjisë elektrike në kundërshtim me ligjin, kishte bërë ndërhyrje të paligjshme.
Sh.Çela, 24 vjece, banuese në fshatin Skëndërbegas Gramsh.
Gjate një kontrolli të ushtruar në bashkëpunim me specialistë të OSHEE në biznesin e saj privat, Bar kafe, në fshatin Skëndërbegas Gramsh, në aparatin matës të enegjisë elektrike në kundërshtim me ligjin,kishte bërë ndërhyrje të paligjshme.
Ka filluar procedim penal dhe po punohet per kapjen e dy shtetasve ne kerkim pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në bashkëpunim me specialistë të OSHEE, në bizneset e tyre private në kundërshtim me ligjin, kane bere lidhje të paligjshme te energjise elektrike.
Ndërkohë vijon kryerja e veprimeve procedurale për rastet e tjera të konstatuara nga strukturat e policies se Elbasanit.
Add new comment