Arkiv-Lajme të përditësuara

Dita V e aksionit për energjinë, 17 në pranga.

Postuar në 01 Nëntor, 2014 13:15

17 persona janë vënë në pranga gjatë ditës së sotme deri në orën 19:30 për lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në ditën e pestë të aksionit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në bashkëpunim më Policinë e Shtetit, janë ndërprerë 286 lidhje të energjisë të vënë në mënyrë të paligjshme. Vetëm në Tiranë janë vënë në pranga 9 persona si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë, ndërkohë që nga të arrestuarit bëhet e ditur se dy janë faturistë dhe një është elektricist, punonjës të OSHEE.

Fierakët mbështesin aksionin e OSHEE: Të gjithë të paguajnë

Postuar në 01 Nëntor, 2014 11:28

FIER-Qytetarët e Fiert i janë bashkuar nismës së qeverisë për aksionin e OSHEE për arrestimin e vjedhesve të energjise elektrike. Sipas tyre ky është një vendim i drejtë dhe duhet të vazhdojë.

Banorët theksojnë se energjinë duhet ta paguajnë të githë pa përjashtim pasi kështu do të focohet ekonomia dhe do të mund të zgjidhet situata në furnizimin me energji elektrike.

Presheva mban “peng” vizitën e Ramës. Daçiç: Po e diskutojmë

Postuar në 01 Nëntor, 2014 11:22

Mes Serbisë dhe Shqipërisë ka ende mos marrëveshje sa i përket vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç në një konferencë për shtyp ka thënë ende nuk është kopsitur vizita e shefit të qeverisë shqiptare pasi mes dy vendeve ka mosmarrëveshje sa i përket axhendës.

Laç, persona të armatosur grabisin magazinën me produkte ushqimore

Postuar në 01 Nëntor, 2014 11:18

Një magazinë në superstradën Laç – Fushë Krujë është grabitur nga persona të armatosur.

Sipas policisë 3 persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një magazinë me produket ushqimore.

Magazina ndodhet në pronësi të shtetasit Astrit Kasmi, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Dyshohet se grabitësit kanë marrë edhe një shumë parash.

Vidhte energjinë, futbollisti i Vllaznisë 20 mijë euro për lirinë

Postuar në 01 Nëntor, 2014 10:46

SHKODËR - Arrest me burg ka qenë masa e sigurisë e Gjykatës së Shkallës së parë në Shkoder për 9 të ndaluarit që akuzohen për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ndersa vetëm futbollisti i klubit Vllaznia Elvis Kraja do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë pasi ka paraqitur një garanci prej 20 mijë eurosh.

Shqiptari kthehet në Itali pas 15 vitesh, dhe përfundon në burg!

Postuar në 01 Nëntor, 2014 04:30

Kthehet në Itali pas 15 vjetësh… dhe përfundon në pranga.  Kjo është historia e sipërmarrësit shqiptar Luan Tabaku i cili ishte gjykuar dhe dënuar nga drejtësia e shtetit fiqnj me 5 vjet e 6 muaj për dhunë seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni…por mesa duket fakti se ishte ne nje proces gjyqesor ishte harruar prej tij!
 
Vendim nuk i është thënë shqiptarit nga avokati i tij dhe kështu ai nuk ka mundur të vihet në dijeni dhe të apelojë masën e dënimit.
 

Tiranë, vetëdorëzohet në polici ish-drejtori i ALUIZN-it Sarandë

Postuar në 01 Nëntor, 2014 03:14

Ish-drejtori i ALUIZN-it në Sarandë, njëkohësisht nënkryetar i Partisë Demokratike në qytetin bregdetar, Vesel Koçia është dorëzuar dje në Policinë e Tiranës. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” tek ALUIZNI.

Vetë Koçia ka deklaruar se akuzat janë të motivuara politikisht.

“Nuk kam kryer shkelje siç pretendon prokuroria. Nuk kam legalizuar në zona arkeologjike”-tha Koçia.

Pritet që ditët në vijim ky i fundit të dalë para gjykatës ku do të njihen me masën e arrestit të burg të kërkuar nga njësia hetimore Task-Forcë në prokurorinë e Vlorës.  

Tiranë, digjet makina e policit Rrugor, dyshohet e qëllimshme.

Postuar në 01 Nëntor, 2014 03:12

Makina personale e një efektivi të Policisë Rrugore në Tiranë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, ndërsa dyshimet e para flasin për zjarrëvënie të qëllimshme.
 
Ngjarja ndodhi në rrugën “Bedri Karapici”, ku mjeti tip Benz me targa CB 920 E, ishte parkuar pranë banesës së policit rrugor Rami Hamzallari.

Burime thonë se efektivi rrugor pretendon për zjarrëvënie të qëllimshme dhe përjashton mundësinë e një defekti teknik, por megjithatë janë hetimet ato që do të hedhin dritë mbi shkaqet e djegies së makinës së policit.

Diplomat false për 1800 euro. Denoncimi erdhi nga kryeministria

Postuar në 01 Nëntor, 2014 02:28

Kryeministria dhe konkretisht drejtoria e Antikorrupsionit, kishte denoncuar në polici se, në disa drejtori arsimore të vendit për 1800 euro po lëshoheshin diploma false të shkollave të mesme. Ka qenë pikërisht kjo indicie që ka nisur hetimit në datën 20 mars 2014, që ka çuar në pranga 5 persona, mes tyre dhe drejtorin dhe sekretarin e një gjimnazi në Fier. Gjatë ditës së djeshme, policia tha se, ka ekzekutuar urdhër-arrestet e firmosura nga Prokuroria e Tiranës.

Tiranë/ Policit të rrugores i djegin makinën, dyshohet të jetë akt i qëllimshëm

Postuar në 01 Nëntor, 2014 02:26

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e së shtunës në rrugën “Bedri Karapici”në Tiranë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit. Burimeve nga Policia bënë të ditur se mjeti, me targa të huaja CB 920 EF, ishte në pronësi të R. Hamzallari, efektiv i policisë rrugore të Tiranës. Këto burime bëjnë të ditur se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara