Shqiptari kthehet në Itali pas 15 vitesh, dhe përfundon në burg!

Postuar në 01 Nëntor, 2014 04:30

Kthehet në Itali pas 15 vjetësh… dhe përfundon në pranga.  Kjo është historia e sipërmarrësit shqiptar Luan Tabaku i cili ishte gjykuar dhe dënuar nga drejtësia e shtetit fiqnj me 5 vjet e 6 muaj për dhunë seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni…por mesa duket fakti se ishte ne nje proces gjyqesor ishte harruar prej tij!
 
Vendim nuk i është thënë shqiptarit nga avokati i tij dhe kështu ai nuk ka mundur të vihet në dijeni dhe të apelojë masën e dënimit.
 
Në fillim të viteve 1999, biznesmeni shqiptar në atë kohë me pushime në Milano, njohu një vajzë ukrainase dhe u dashurua me të, por më pas në fund të marrëdhënies së tyre ajo denoncoi Luan Tabakun se e ka marrë në Itali duke e mashtruar se do t’i siguronte punë, por sipas saj ajo është shfrytëzuar për prostitucion.
 
Sipas deklaratave të ukrainases, Tabaku është hetuar nga Prokuroria e Milanos. Pasi ka marrë një avokat, shqiptari la Italinë për motive familjare para nisjes së procesit gjyqësor. Në prill të vitit 2002 dënimi i Shkallës së Parë nuk u apelua asnjëherë dhe u mor vendimi final. Sipërmarrësi shqiptar nuk ishte informuar asnjëherë për këtë vendim derisa u kthye në Itali në gusht të këtij viti. Ai u arrestua në portin e Barit dhe u dërgua në burg. Ndërkohë, avokati i tij nga Bari, Fabio Schino, kërkon pezullimin e ekzekutimit të vendimit dhe lirimin e shqiptarit për shkak të mosnjoftimit të të akuzuarit. Sipas avokatit, Luan Tabakut duhet t’i jepet mundësia për ribërjen e një procesi  të gjykimit me praninë e sipërmarrësit shqiptar. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.