Tiranë, digjet makina e policit Rrugor, dyshohet e qëllimshme.

Postuar në 01 Nëntor, 2014 03:12

Makina personale e një efektivi të Policisë Rrugore në Tiranë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, ndërsa dyshimet e para flasin për zjarrëvënie të qëllimshme.
 
Ngjarja ndodhi në rrugën “Bedri Karapici”, ku mjeti tip Benz me targa CB 920 E, ishte parkuar pranë banesës së policit rrugor Rami Hamzallari.

Burime thonë se efektivi rrugor pretendon për zjarrëvënie të qëllimshme dhe përjashton mundësinë e një defekti teknik, por megjithatë janë hetimet ato që do të hedhin dritë mbi shkaqet e djegies së makinës së policit.

Per shuarjen e flakeve eshte dashur nderhyrja e zjarrefikseve ndersa makina eshte djegur plotesisht.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.