Arkiv-Lajme të përditësuara
'Masakra', Didi: Xhuvani s'ishte në kërkim, lokalin e kemi kontrolluar.
Artan Didi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka folur nga qyteti i Vlorës për vrasjen e 4 fishtë në lokalin e natës në Tiranë. Drejtori i Pergjithshem i Policisë ka përgëzuar efektivët për shpejtësinë e veprimeve të kryera në vendin e ngjarjes.
Fushë-Krujë, kamionçina bie 100m në humnerë, 5 të plagosur.
Një aksident me pasojë plagosjen e 5 persona ka ndodhur në Fushë-Krujë, në vendin e quajtur 'Shkëmbi i Vajës’.
Sipas policisë një kamionçinë ka rënë nga 100 metra lartësi, ndërsa në të ndodheshin 5 persona.
Fatmirësisht automjeti u rrëzua në një vend grumbullimi plerash dhe sipas policisë përplasja ka qënë më e lehtë.
Nga hetimet paraprake të policisë si shkak i aksidentit është se drejtuesi i kamionçinës humbi kontrollin.
Prokuroria: Xhuvani vrau 4 vetë në lokal nate, e ndihmoi shoku.
Konstandin Xhuvani, djali i deputetes tashmë të dorëhequr Luiza Xhuvani dhe i regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, është i dyshuari kryesor për vrasjen e 4 personave në të gdhirë të së martës në lokalin e natës “Ante Grand”, rreth 100 metra larg Ambasadës Amerikane në Tiranë.
16-vjeçari Xhuvani u arrestua dje nga policia ndërsa tentonte të largohej nga vendi i krimit, ndërsa sot Porkuroria i ka komunikuar atij akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese kundër 2 e më shumë personave dhe armëmbajtje pa leje”.
Shkëlzen Berisha: Rama ndikoi në lirimin e Kostandinit herën e parë.
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar sot pas fjalës së kreut të qeverisë Edi Rama lidhur me vrasjen e katerfishte të ndodhur në një lokal nate në kryeqytet. Në konferencën ku Luiza Xhuvani njoftoi ndër të tjera dorëzimin e mandatit të deputetit, kryeministri i kërkoi drejtësisë të veprojë, ndërsa përmendi edhe rastet gjatë qeverisjes së të djathtës. Por ndërsa ka përmendur ngjarjen e Gërdecit, dhe të djalit të ish-kryeministrit, ka bërë që ky i fundit të reagojë.
Nishani: Emrin e Guvernatorit e propozoj unë, ndryshe ngërç.
Ndërkohë që përplasja qeverisë dhe presidencës për zgjedhjen e guvernatorit të ri po ashpërsohet. Kreu i shtetit Nishani ka theksuar se është Presidenti i Republikës autoriteti i vetëm kushtetues që do propozojë emrin e ri. Ai ka kërkuar respektimin e Kushtetutës, përndryshe ai ka paralajmëruar se nëse Parlamenti nuk bie në konsensus me emrin e propozuar nga presidenti, atëhere procesi mund të futet në një ngërç të panevojshëm e Presidenti t’i adresohet Parlamentit me një emër, që të gjejë dhe të marrë mirëkuptimin dhe besimin e Parlamentit.
Operacioni i OSHEE dhe Policisë arrestohen 15 persona, 3 në kërkim.
Ditën e sotme ka vijuar aksioni i OSHEE dhe Policisë së Shtetit për ndërprejen e energjisë elektrike për të gjithë debitorët dhe vjedhësit e energjisë në të gjith vendin. Sipas një deklarate për shtyp të Policisë së Shtetit, vetëm sot, OSHEE është mbështetur nga forcat e rendit në 1345 raste. Ndërsa janë vënë në pranga 15 persona dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.
Paloka: Kostandini i shpallur në kërkim, u mbrojt nga Rama.
Partia Demokratike ka publikuar disa dokumente që sipas saj vërtetojnë se djali i deputetet Xhuvani, Kostandin Xhuvani, ishte shpallur në kërkim nga policia më 26 prill të këtij viti. Duke akuzuar kryeministrin Rama se ka mbrojtur të riun, deputeti i PD Edi Paloka, në një deklaratë për mediat tha se Kostandin Xhuvani nuk është ndaluar kurrë nga policia edhe pse ishte person në kërkim.
Kakavijë, sekuestrohen cigare dhe goma të përdorura kontrabandë.
Dy raste të kontrabandës së mallrave në doganë, të cigareve dhe gomave të përdorura, janë goditur ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në një kontroll të ushtruar nga doganierët e pikës së hyrjes në autobusin me targa ZMK 5187 të shoqërisë “Joana Travel”, u gjetën dhe më pas sekuestruan 108 steka me cigare të markës “Marlboro”. Ky mall po tentohej të futej kontrabandë në territorin shqiptar, i padeklaruar më parë në doganë, ndërsa vlera e mallit të sekuestruar arrin në 11.550 euro.
Vrasjet me pagesë, caktohen pesë gjyqtarët për “bandën e tritolit”
E ashtuquajtura banda famëkeqe e “tritolit”, banda e ekzekutimeve mafioze me pagesë të realizuara nga vrasësi Julian Sinanaj në bashkëpunim me kushërinjtë Mëhillaj nga Vlora, pritet të përballet në gjykatë me plot 35 akuza. Shorti ka përzgjedhur kryesuese të këtij procesi gjyqtaren me eksperiencë 11-vjeçare në Krimet e Rënda Flora Hajredinaj.
Sinanaj do të jetë në togën e të pandehurve së bashku me Andon Mëhillajn, Genis Mëhillajn në mungesë, Marion Mitron, Ilir Karcinin, Ndriçim Gjokonën dhe Alban Mexhajn, nën akuzë për një sërë vrasjes dhe grupi të strukturuar kriminal.
Garitte: Arrestimi i ish-inspektores së BSH, rast i paprecedentë në botë.
Jean-Pierre Garitte, një nga majat më të larta botërore të fushës së Auditimit të Brendshëm, ka shfaqur vullnetin të shprehet mediatikisht për herë të parë mbi çështjen e Ish-Inspektores së Pëgjithshme të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi si “rast unikal në botë të auditit të brendshëm për të cilin u ndërmorr masa e arrestit” dhe fushës së auditimit të brendshëm në përgjithësi, si një fushë e re zhvillimi në Shqipëri.