Tiranë, arrestohet 25-vjeçari tentoi të korruptonte policin.

Postuar në 05 Nëntor, 2014 14:46

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e efektivëve të forcave speciale Shqiponjat pasi, për të shmangur kontrollin e automjetit që drejtonte, provoi të korruptonte një punonjës policie. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën një sër armësh të ftohta.

Besion Ivana, pasi ishte ndaluar nga ana e efektivëve të Policisë Shqiponjat, në rrugën Sami Frashëri, ishte orvatur të korruptonte një punonjës policie me shumën prej 1000 lekësh. Kjo e fundit me qëllim shmangien e kontrollit në automjetin e tij.

Për pasojë Ivana u arrestua në flagrancë për korrupsion si dhe për armë të ftohta. Në automjetin e të ndaluarit, gjatë kontrollit, u gjetën një thikë, një shufër metalike si dhe një elektroshok.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.