Gjirokastër, vodhi Teqenë në Lazarat në korrik, arrestohet autori.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/5973_cache-210-150-strict-114521_41.jpg?itok=GxXtu5T7)
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 23 vjeçar të akuzuar për vjedhjen e Teqesë së Baba Zenelit, ngjarje e ndodhur në korrik të këtij viti. Në prangat e policisë ka rënë Spiro Kotroci, 23 vjeç, banues në Gjirokastër.
Sipas policisë, pas hetimit të kryer në Teqenë e Lazaratit, janë siguruar provat shkencore ndaj autorit të vjedhjes, ndaj të cilit Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, çka ka sjellë edhe arrestimin e 23 vjeçarit. Në njoftimin e policisë, theksohet se për këtë ngjarje në rrjetet sociale disa persona në Lazarat, kanë akuzuar autoritetet e rendit.
Ndërkaq, nga të dhënat e bluve të Gjirokastrës mësohet se Kotroci është autor i disa veprave të ndryshme penale. Sipas bluve të qytetit të gurtë, 23 vjeçari është i dënuar në mugesë me 6 muaj burg për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
Gjithashtu ky person është autori i dyshuar për disa vjedhje automjetesh të ndodhura më parë. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Add new comment