Tiranë, 2 të plagosur me thikë pas një sherri për motive banale

Postuar në 06 Nëntor, 2014 13:59

TIRANË - Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë. Sherri ka ndodhur për motive banale, dhe më pas është pasuar edhe më përdorimin e armëve të ftohta.

Sipas policisë, dy personat e plagosur janë transportuar në spital dhe gjenden jasht rrezikut për jetën.

Dëshmitarë në vendngjarje saktësojnë se këtë sherr kanë marrë pjesë 5 veta ku më pas kanë mbetur të plagosur vetëm dy.

Mësohet se në spital janë Xheladin Jevgu, 60 vjeç dhe Ramazan Jevgu 35 vjeç. Ndërkohë që sipas burimeve nga policia bëhet e ditur se autori është një person me inicialet R.H.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.