Ekstradohet nga Greqia 47-vjeçari I dënuar me 4 vite burg për mashtim.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/5005_cache-210-150-strict-121637_9.jpg?itok=hfnu0ODW)
Një 47-vjeçar është ekstraduar nga Greqia ndërsa kërkohej nga drejtësia shqiptare. Interpol Tirana ka ekstraduar nga Athina shtetasin Leonard Bare nga Fieri.
47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit“ e kryer më shumë se një herë në bashkëpunim.
Bare gjatë viteve 2003-2004 në më shumë se një rast ka ndihmuar shtetas shqiptarë për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE, duke konsumuar Veprën Penale të “Dhënies ndihme për kalim të paligjshëm të Kufirit”, dhe Veprën Penale “Mashtrim”.
Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Add new comment