"Energjia", sot 15 të arrestuar. Mes tyre 10 pronarë biznesesh
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
15 të arrestuar si dhe 7 persona të shpallur në kërkim është bilanci i sotëm në aksionin e Policisë së Shtetit dhe OSHEE për vjedhësit e energjisë elektrike në gjithë vendin.
OSHEE ka ndëryrë në 918 raste gjatë ditës së sotme ku janë ndërprerë 309 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.
Sipas policisë nga të arrestuarit, 10 prej tyre janë pronarë biznesesh.
Aksioni për vjedhësit e energjisë gjithë vendin
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë arrestuar 8 persona dhe janë shpallur në kërkim 3 persona të tjerë .
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan është arrestuar 1 person .
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë arrestuar 3 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat është arrestuar 1 person dhe është shpallur në kërkim 1 person.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës është arrestuar 1 person.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë është arrestuar 1 person dhe është shpallur në kërkim 1 person.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë është shpallur në kërkim 1 person.
Add new comment