Korçë, dhëndri plagos me armë zjarri vjehrrin pas një grindje.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/7834_cache-210-150-strict-142987_3.jpg?itok=MfnpcBxO)
Një grindje në familje është bërë shkak që dhëndri të qëllojë me armë zjarri ndaj vjehrrit të tij duke e lënë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kodrac të Moglicës në Korçë. Pas grindjes me të vjehrrin, 34-vjeçari Gentian Barjamasi e ka qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë e plagëve të marra, Ylli Sorra ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë trajtimin mjekësor.
Forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje kanë arrestuar 34-vjeçarin, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Add new comment