Korçë, arrestohen 5 elektriçstë të OSHEE, morën lekë e s'prenë lidhjet
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/2881_image_3523.jpg?itok=cqA1FyCp)
KORCE - Pesë elektrecistë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë arrestuar nga policia e Korçës gjatë ditës së sotme në kuadër të opeacionit kundër lidhjeve të paligjshme që po zhvillohet në këtë rreth.
Elektreçistët mësohet se kanë përpiluar procesverbale fiktive për ndërprerjen e energjisë elektrike për bizneset private në qytetin e Korçës e Devollit, ndërkohë që këta punonjës nuk kanë bërë ndërprerjen reale të energjisë elektrike.
Të arrestuarit janë Xhemal Cenolli 51 vjeç, Refik Fero, 64 vjeç, Clirim Pilinci, 37 vjeç, Miri Seidolli 43 vjeç dhe Edmond Mullalli 32 vjeç.
Korce, lihet ne burg pronari i nje dhome frigoriferike
Ndërkaq, Gjykata e Korçës ka dhënë edhe masën e sigurisë "arrest me burg" për Arif Halimin, pronar i një dhome frigoriferike në fshatin Belorta, i cili akuzohet vjedhje të energjisë elektrike.
Fier, 6 persona para gjykates per vjedhje te energjise
Edhe në Gjykatën e Fierit janë ulur sot në bankën e të akuzuarve 6 persona për vjedhje të energjisë elektrike.
Për pesë prej të akuzuarve gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa njëri prej tyre mori vetëm “detyrim paraqitje” për shkak të problemeve shëndetësore.
Sakaq aksioni i OSHEE-së në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë vijon pa ndërprerje në të gjitha qytetet në vend
Add new comment