Arkiv-Lajme të përditësuara

Shkelën afatet e qëndrimit, kthehen 61 shqiptarë nga vendet e BE-së.

Postuar në 28 Tetor, 2014 08:05

Plot 61 shtetas shqiptarë janë kthyer mesditën e sotme në Aeroportin e Rinasit nga vendet e BE-së, pasi kanë shkelur afatet e qëndrimin në këto vende. 14 shtetas janë kthyer nga Suedia, ndërsa nga Finlanda janë kthyer 9 shqiptarë. Mes shtetasve të kthyer sërish në vendin tonë, janë 10 shqiptarë që thyen afatet e qëndrimit në Francë, 15 në Gjermani, 6 në Spanjë dhe 7 në Belgjikë.
 
Të gjithë këta shtetas të cilët janë kthyer sot në Shqipëri, kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën “Shengen”. 

Krujë, makina përplaset me trenin shpëtojnë 4 anëtarët e një familje.

Postuar në 28 Tetor, 2014 02:57

Një aksident që për pak mund të kishte pasoja fatale është shënuar mbrëmjen e djeshme në Thumane të Krujës, ku një autoveturë brenda së cilës udhëtonin katër pjesëtarë të një familjeje është përplasur nga një tren mallrash.
 
Automjeti tip Wolksvagen që drejtohej nga Gëzim Karaj nga Dukagjini i ri dhe brenda të cilit ndodheshin gruaja dhe dy fëmijët ka qenë duke kaluar mbi shina kur treni i mallrave Podgoricë-Elbasan po vijonte itinerarin e tij.
 

Milot, 3 persona të maskuar vjedhin automjetin e një kosovari.

Postuar në 28 Tetor, 2014 02:55

Një grabitje nën kërcënimin e armës, ka ndodhur orët e para të mëngjesit tek kryqëzimi i rrugës së kombit.  Mësohet se 3 persona të maskuar, i kanë bërë pritë shtetasit Kosovar, Agron Sulejmani, nga Prishtina.

Pasi e kanë ndalur, i kanë marrë me forcë automjetin tip BMW ngjyrë gri me targa  KS 01271 SA. Menjëherë pasi kanë marrë automjetin janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Policia ka ngritur postblloqe tek kryqëzimi i Rriles në Lezhë , Laç dhe  në Mirditë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve. 

Pedofili Ardian Prrenjasi, do të rimerret në pyetje për zhdukjen e Julian Celës.

Postuar në 28 Tetor, 2014 02:52

Prokuroria e Tiranës,kërkon të rimarrë në pyetje Ardian Prrenjasin për zhdukjen e të miturit Julian Çela. Kjo për faktin se gjatë procesit gjyqësore dhe në fazën e hetimit paraprak, deklarimet e Prrenjasit janë kontradiktore për të miturin Çela.

Të ndodhur në këto kushte, prokuroria do të rimarr në pyetje duke e ballafaquar edhe me deklarimet e ish-bashkëjetueses së tij, e cila ka dhënë disa detaje për sjelljen e Prrenjasit pas publikimit të zhdukjes së të miturit Çela.

Gjirokastër, ndalohen 70 klandestinë sirianë, mes tyre edhe gra e fëmijë.

Postuar në 28 Tetor, 2014 02:51

Numri i refugjatëve sirianë që hyjnë ilegalisht në vendin tonë me shpresën për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Europian vijon të mbetet i lartë.
 
Këtë fakt e konfirmojnë edhe shifrat e larta të refugjatëve të ndaluar, teksa vetëm gjatë mbrëmjes së të hënës në fshatin Glinë u ndaluan rreth 70 emigrantë sirianë, që kishin hyrë nga kufiri grek.
 
Mes refugjatëve kishte gra dhe fëmijë që nga rruga e gjatë dhe kequshqyerja shumë prej tyre shfaqën edhe probleme gastrointenstinale.
 

Kukës, 50 persona dërgohen në gjykatë për vjedhjen e energjisë.

Postuar në 27 Tetor, 2014 11:27

Pa kaluar 24 orë nga skadimi i ultimatumit të qeverisë shqiptare për vjedhësit e energjisë elektrike, institucion i parë që reagon është prokuroria e Kukësit.

Kjo Prokurori brenda një dite ka dorëzuar në gjykatë kërkesat për gjykim për 50 persona të proceduar penalisht për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike ku për këtë krim dënohesh deri në 3 vite burgim.

Prokuroria bën me dije se ndër personat e proceduar 5 prej tyre vidhnin energji me lidhje dytësore në bizneset e tyre ndërsa 45 të proceduar të tjerë janë konsumatorë familjarë.

Itali, shkatërrohet banda e heroinës, 7 shqiptarë në pranga.

Postuar në 27 Tetor, 2014 11:27

Policia italiane ka shkatërruar sot një bandë kriminale italo-shqiptare të trafikmit të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, ku gjatë operacionit policor kanë rënë në pranga 7 shqiptarë dhe 3 italianë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, në prangat e policisë kanë rënë shqiptarët Gëzim Hasa 30 vjeç, Artur Bregu 33 vjeç, Velino Koroveshi 24 vjeç, Denis Tafili 29 vjeç, Bledar Brahimi 28 vjeç, Lauret Greca 24 vjeç dhe Ded Bajraktari 23 vjeç si dhe shtetasit italianë, Davide Cavalli 43 vjeç, Marcelo Panariti 34 vjeç dhe Tomaso Villirillo 37 vjeç.

Lezhë, grabitet banesa e terrorizohen familjarët, shoqërohen 15 persona.

Postuar në 27 Tetor, 2014 03:24

Rreth 15 persona janë shoqëruar deri më tani nga policia e Lezhës për vjedhjen e ndodhur në një banesë në Balldre dy ditë më parë. Sipas deklarimeve të të dëmtuarve, tre autorët kanë mundur të vjedhin nën kërcënimin e armëve disa bizhuteri e sende me vlerë, si dhe kanë terrorizuar familjarët.
 
Banesa e grabitur është e Luigj Prekës, dhe në momentin e vjedhjes të gjithë familjarët ndodheshin në banesë, por fatmirësisht nuk është lënduar ndonjëri prej tyre.
 

Dha leje ndërtimi të paligjshme pranga ish-kreut të Aluizni Vlorë.

Postuar në 27 Tetor, 2014 03:23

Ish-drejtori rajonal i ALUZNI-t në Vlorë, Roland Tafilaj, është arrestuar sërish për shpërdorim detyre, ndërkohë që ka një çështje të hapur në Gjykatën e Apelit për të njëjtën akuzë. Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim  ish drejtorin e ALUIZNI-t në Sarandë, Vesel Koçiun, për të cilin në kuadër të këtij hetimi Gjykata e Sarandës ka caktuar masë arresti në burg. 

S’mori lejë për protestën për çmimin e energjisë, shoqërohet Goxhaj.

Postuar në 27 Tetor, 2014 03:21

Avokati Altin Goxhaj është shoqëruar në polici mëngjesin e sotëm pasi nuk kishte marrë leje për protestën e sotme kundër rritjes së çmimit të energjisë. Protesta ishte organizuar për t’u mbajtur paraditen e sotme në orën 10:00 para “Pallatit të Kongreseve”, por Goxhaj nuk kishte marrë lejen e nevojshme për organizimin e kësaj proteste.
 
Avokati Goxhaj u shoqërua nga blutë e Tiranës për protestë të paligjshme.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara