Pedofili Ardian Prrenjasi, do të rimerret në pyetje për zhdukjen e Julian Celës.

Postuar në 28 Tetor, 2014 02:52

Prokuroria e Tiranës,kërkon të rimarrë në pyetje Ardian Prrenjasin për zhdukjen e të miturit Julian Çela. Kjo për faktin se gjatë procesit gjyqësore dhe në fazën e hetimit paraprak, deklarimet e Prrenjasit janë kontradiktore për të miturin Çela.

Të ndodhur në këto kushte, prokuroria do të rimarr në pyetje duke e ballafaquar edhe me deklarimet e ish-bashkëjetueses së tij, e cila ka dhënë disa detaje për sjelljen e Prrenjasit pas publikimit të zhdukjes së të miturit Çela.

Zhdukja e tij, sipas kallëzimit, mësohet se ka ndodhur më 30 nëntor të 2012 në zonën e Laprakës, ku edhe kishte shtëpinë e banimit i riu Çela.

Një tjetër fakt që ka shërbyer për rimarjen në pyetje të Prrenjasit është se ky i fundit në fazën e hetimit u shpreh se kishte pranuar autorësinë e vrasjes së Julian Çelës, për shkak se ishte dhunuar nga oficerët e policisë. Këta dy të fundit janë marrë në pyetje nga SHKB, lidhur me këtë pretendim por nuk kanë pranuar të kenë ushtruar dhunë, duke pohuar se kanë shkruar në process-verbal gjithçka që ka pohuar i arrestuari Prrenjasi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.