Krujë, makina përplaset me trenin shpëtojnë 4 anëtarët e një familje.

Postuar në 28 Tetor, 2014 02:57

Një aksident që për pak mund të kishte pasoja fatale është shënuar mbrëmjen e djeshme në Thumane të Krujës, ku një autoveturë brenda së cilës udhëtonin katër pjesëtarë të një familjeje është përplasur nga një tren mallrash.
 
Automjeti tip Wolksvagen që drejtohej nga Gëzim Karaj nga Dukagjini i ri dhe brenda të cilit ndodheshin gruaja dhe dy fëmijët ka qenë duke kaluar mbi shina kur treni i mallrave Podgoricë-Elbasan po vijonte itinerarin e tij.
 
Treni ka goditur në pjesën e pasme mjetin, por fatmirësisht përplasja ka shkaktuar vetëm dëme materiale, teksa katër pjesëtarët e familjes Karaj nuk janë lënduar.
 
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit rrugor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.